Fushë Krujë, shtatore për ish- presidentin amerikan Xhorxh W Bush
FUSHE KRUJE- Qyteti i Fushë Krujës planifikon të ngrejë një shtatore të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, George W. ,Bush për te përkujtuar vizitën e tij në vitin 2007, kur presidenti amerikan u prit si hero ne kete qytet. Kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Ismet Mavriqi ka thënë se shtatorja do të zbulohet në Sheshin Bush në qendër të qytetit në 10 qershor, 2010, kur mbushen plot tre vjet nga vizita e ish presidentit amerikan. “Po të pyetesha unë, do të doja që shtatorja të ishte e lartë tre metra dhe të punohet me bronz, sepse ajo e kap sic duhet imazhin e tij energjik”, deklaroi kreu i bashkise se Fushe Krujes per agjencine e lajmeve Reuters. Bashkia e Fushe Krujes tashme ka realizuar planin per rregullimin e sheshin ku do te ndertohet edhe statuja e ish presidentit Amerikan. Ndërkohë një kafene në Fushë Krujë dhe një rrugë në kryeqytet mbajnë emrin e ish- presidentit Xhorxh W. Bush.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)