Kosovë, kapet i dyshuari për kanosje ndaj kandidatit të AAK-së
PRISHTINE- Hetuesit e Drejtorisë së Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin si autor të kanosjes së kandidatit të AAK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës Hysni Ahmeti. Bëhet e ditur se është arrestuar dje 37-vjeçari me inicialet F.V. nga Mitrovica. Ai dyshohet se është autori kanosjes përmes mesazhit telefonik ndaj kandidatit të AAK-së për zgjedhjet lokale që u zhvilluan më 15 nëntor në Kosovë.
Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në Mitrovicë, 2 ditë pasi ai u tentua të vritej në hyrje të Mitrovicës, te varrezat ortodokse.
Media kosovare bën të ditur se policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë dhe të marrë në pyetje personin e arrestuar, nga i cili janë konfiskuar dëshmi materiale që lidhen me veprën penale të kanosjes.
(s.g/Telegrafi/balkanWeb)