E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama pershëndet zgjedhjen e kristiandemokratit belg si President të parë të BE-së

Presidenti amerikan, Barak Obama ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të Bashkimit Europian, Herman Van Rampij si dhe shefen e diplomacise Kethrin Eshton. Në deklaratën në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë theksohet se Shtetet e Bashkuara shohin tek Bashkimi Europian partnerin më të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe zhvillimin global. Obama tha se Traktati i Lisbonës, i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor do të forcojë edhe më tej Unionin. Një ditë më parë, liderët e Bllokut 27-anëtarësh zgjodhën Herman Van Rampij President dhe Baroneshën britanike, Kethrin Eshton Ministre të Jashtme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›