E Diel, 1 Nëntor 2026

Abortet selektive, Vasili: Gjinia e foshnjes, debat i hapur Sonila Isaku

Ne vendin tone gjate viteve te fundit po vihet re nje rritje e numrit te aborteve per shkak te gjinise se femijeve. Keshtu ne momentin qe prinderit mesojne mbi gjinine e femijes, dhe me se shumti kur fetusi eshte femer dhe familja kerkon nje djale, shkojne deri ne abort. Ky ka qene nje nga fenomenet me te diskutuara gjate vitit te fundit, ku eshte kerkuar edhe zbatimi i rrepte i ligjit. Kjo do te thote se per tu eliminuar aborti selektiv ne vendin tone, nuk perjashtohet mundesia per te mos u treguar gjinia e foshnjes deri ne lindjen e tij. Ky vendim do te merret vetem pas perfundimit te nje debati te gjere mes ekspertesh te kesaj fushe, i cili sapo ka nisur. Keshtu i eshte pergjigjur Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili kerkeses se Komisionit Evropian, i cili ka kerkuar qe disa shtetet te Evropes, ta ndalojne tregimin e gjinise, per te mos pasur aborte ne baze gjinie. Sipas Vasilit, kryesorja eshte qe te ndalohet aborti pas javes se 12 te shtatzenise, pasi para kesaj periudhe gjinia ende nuk dihet. "Koha legale ne te cilin ne kryejme abort ne Shqiperi dhe qe jane 12 javet e para te shtatzenise nuk perputhet me kohen e percaktimit te seksit, i cili nuk ndodh ne jave te mevonshme. Ndaj cdo lloj nderhyrjeje qe do te behej pertej kesaj moshe, sepse seksi konstatohet me vone se kaq, kjo do te quhet nderhyrje kriminale. Cdo lloj sugjerimi i domosdoshem nga pikepamja etike qe do te mund te sugjerohej per te komunikuar ose jo seksin, ky eshte nje diskutim i hapur", tha Petrit Vasili, Minister i Shendetesise. Sipas tij, duhet te jene nje sere aktoresh qe duhet te diskutojne kete pjese dhe nese eshte e nevojshme te behet edhe nderhyrja ne ligj. Nga ana tjeter sipas te dhenave nga maternitet rezulton se gjysma e aborteve be vend i dedikohen seksit te padeshiruar te femijes. Ne rezoluten e Keshillit te Evropes theksohej se nje grup shtetesh perfshire edhe Shqiperine, prinderit nderpresin shtatzenine me se shumti kur mesojne se presin vajze. Megjithate kontrolli i aborteve do te jete me I plote pas dy viteve, kur ky veprim te behet vetem ne institucionet shteterore.

Marrveshme me Word Vision per kujdesin e nenes dhe femijes

Ministria e Shendetesise ka nenshkruar ne marreveshje per shendetin riprodhues me organizaten, World Vision. Pas kesaj marreveshje kjo organizate do te kujdeset per sensibilizimin e nenave dhe stafeve mjekesore per te cuar drejt zeros vdekshmerine foshnjore dhe amtare. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili e ka cilesuar bashkepunimin me World Vision si nje bashkepunim me nje partner teper te rendesishem per nje sere motivesh. Nje mbeshtetje teper te rendesishme qe kane dhene dhe japin ne dy fusha, shendetin paresor dhe ate te nenes dhe femijes, dy shtylla te rendesishme te reformes ne shendetesi. Ne keto dy drejtime dhe ndryshimet kane qene te dukshme dhe impresionanate, pasi treguesit e vdekshmerise kane rene ne menyre te qarte, te qendrueshme dhe te dukshme. Tregues te tille qe masin sistemet shendetesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›