EULEX rinis lëvizjen në veri të Kosovës, pas marrëveshjes me serbët
PRISHTINË- Pas disa muaj ‘ndalimi’, EULEX-it sërish i është mundësuar liria e lëvizjes në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshje, e cila është arritur më 24 janar, shkruajnë sot mediet serbe në Beograd.
Kjo marrëveshje është mundësuar në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ku siç shkruhet palët janë marrë vesh që misioni i BE-së mund të lëvizë nëpër rrugë tokësore, deri të pikëkalimet kufitare në Bërnjak, të komunës së Zubin Potokut dhe Jarinjë, të komunës së Leposaviçit, me kusht qe në automjetet e tyre te mos ketë doganierë shqiptarë.
Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë Radenko Nedelkoviç, i ashtuquajturi kryetar i rrethit të Mitrovicës, por jo edhe përfaqësuesit e komunave të veriut për shkak të kushteve të rënda meteorologjike, është vendosur që EULEX sërish mund të lëvizë nëpër rrugët e komunës së Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit.
(el.me/news24/BalkanWeb)