E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeza Shahini vjen me "Te desha shume" Ilda Lumani

I eshte rikthyer emocioneve te dikurshme permes gares se "X Factor", ku Anjeza Shahini kete here ishte ne rolin e gjykateses... Nderkaq suksesi i hitit te saj "Ti dhe une", nuk ka te ndalur. Ashtu sic nuk ka te ndalur edhe vete artistja qe sa here rremben mikrofonin i fal publikut, emocione krejt te vecanta. "Te desha shume" eshte kenga e re qe do te prezantoje Anjeza, e cila shoqerohet edhe me nje klip. Persos kesaj, dhimbja qe ka ndjere kengetarja per diven boterore te muzikes Whitney Huston, qe ishte dhe muza e Anjezes ne rrugen e saj muzikore, vjen ne kete interviste plot te reja per "Koha Tjeter"!

Anjeza si e mesuat lajmin e vdekjes se kengetares W.Huston? Cfare emocioni ndjete?

Ate dite, me zgjoi zilja e mesazhit ne Telefon. Ishte kunati im, i cili me tregonte i habitur per nderrimin e jetes se W.Houston. Per momentin mendova se isha akoma ne enderr dhe i kthej vetem nje simbol me fytyre te merzitur. Them akoma ne enderr, sepse gati e pabesueshme, por ne enderr ate nate kam qene duke pare, pikerisht Diven Houston, e cila ishte duke kenduar "I eill aleays love you", ne nje version tjeter dhe sipas endrres sime, une u gezova se e pash mire. Kur u ripermenda dhe kuptova qe mesazhi nuk ishte pjese e endrres, u ndjeva shume keq dhe sigurisht nuk i permbajta dot lotet.

Hapat e pare tuaj ne muzike ju identifikojne pikerisht me kengen "I aleays love you"? Si i kujton provat per ne "Ethet e se premtes mbrema", pikerisht me kete super hit?

E rritur nen ndikimin e muzikes se saj, lidhur edhe me fort me filmin "The Bodiguard", kisha kohe qe enderroja te kendoja "I eill aleays love you" deri sa erdhi momenti, kur une isha ne vit te pare gjimnaz dhe e kendova ne 'Rinfest', ku edhe u vleresova me cmim te 3-te ndermjet gjimnazeve te Tiranes. Me pas, kjo kenge me ndoqi ne programet e talenteve te reja te Top Medias dhe u perforcua ne "Ethe", ku m'u kerkua nje pune me serioze me kengen e qe me pas u kthye ne celes fitoreje. I nisa "Ethet" ne audicionin e pare 'acapella' me nje tjeter hit te saj 'I am every eoman' dhe gjate gjithe audicioneve, me kenge te tjera te saj si : 'I have nothing', 'One Moment in time', I eanna dance eith somebody', apo duet me Klajdin 'Could i have this Kiss forever'.

Cfare ka qene per ju kjo kengetare? Si e konsideroni ju?

Pasi nisa te kendoja kenge te saj dhe ndersa shihja sa shume ne shqiptaret e donim Whitney Houston, fillova ta njihja edhe si personazh,si personalitet jo vetem artistik dhe mund te them se njoha nje njeri me vlera te medha njerezore. Adi Krasta nje nate me prezantoi keshtu : "NdonjWhere, konkurrentet tane zgjedhin te kendojne pikerisht kenge te artisteve, personalitetin e se cilit duan me shume. Vjen te kendoje 'One moment in time', Anjeza Shahini". Ishte shume e dashur per mua me te vertete. Edhe pse me vone nisa te ngacmohesha nga artiste te tjere te epokave te ndryshme muzikore, ate te Houston e dalloj si nje epoke te pavdekshme te muzikes boterore. Me vjen shume keq per jeten qe iu nenshtrua viteve te fundit dhe sidomos per faktin qe nuk do te mundim me te shpresojme, se nje dite do te ngjitet serish ne skene e shendetshme.

Le te ndryshojme teme, Anjeza dhe te kthehemi tek ju. Si ka nisur ky vit per ju?

Kete vit gjthsesi e kam nisur me aspirata dhe pune. Qe prej dates 1 janar, qe me gjeti duke kenduar, vazhdoj intensivisht aktivitet. Viteve te fundit i jam perkushtuar me se tepermi muzikes 'live' me banden, qe vazhdimisht bashkepunoj dhe kjo me mban me shume energji pozitive. Ne te njejten kohe, puna ne studio per kenge te reja, eshte shume e dashur per mua, ndaj dhe shkojne shume mire paralelisht.

Ju kemi pare ne jurine e "X Factor Albania", si e ftuar speciale e panelit. Si do ta vleresonit kete eksperience? Si u ndjete ne rolin e gjykateses?

Eksperienca si e ftuar ne panelin e jurise se "X Factor 1" ne Shqiperi, ishte shume e vecante. U ndjeva kengetare, juriste dhe konkurrente njekohesisht. Sado qe perpiqesha te mbaja pozicionin qe me ishte dhene, te asaj profesionistes qe duhet te gjykoj drejte, ftohte dhe ashper, shpesh ndihesha keq qe me duhej ta beja. Kam marre vemendjen e shume njerezve ato dite trasmetimi, pergezime te shumta si edhe nje eksperience te frytshme, keshtu qe i jam teper mirenjohese regjisores Vera Grabocka per ftesen!

Cfare ju beri me shume pershtypje dhe cfare ju kujtoi nga koha kur ju konkurronit ne "Ethet e se premtes mbrema"?

E shihja veten ne vendin e tyre, me pasqyroheshin endrrat qe kishin dhe ndoshta admirimin me te cilin na shihnin ashtu sikurese une gjate "Etheve", dhe kjo me bente te ndihesha e fajshme ndonjWhere kur me duhej t'ua prishja endrren. Megjithate, une vazhdoj te mendoj se nese deshiron te miren e dikujt eshte me e vlefshme t'i thuash drejte te verteten, se ta besh te enderroje me gjate, te planifikoje krejtesisht gabim jeten e tij dhe ne fund te zhgenjehet.

Duke qene se ju vete keni dale nga nje talent shoe, mendoni se kjo eshte rruga me e mire per t'u njohur nje kengetar, rruga me e mire per te hyre ne rrugen e muzikes dhe per t'u afirmuar me tej nje kengetar?

Sigurisht qe rruget mund te jene te ndryshme dhe secili ndjek ate qe e sheh me te pershtatshme per veten. Ky format ka rezultuar shume i suksesshem persa i perket realizimit te fames pa te cilen duhet thene se nje artist nuk mund te quhet i suksesshem. Disa mund te zgjedhin edukimin muzikor dhe teper vone kujtohen per t'u imponuar ne publik, por nese do te kisha patur mundesi te ktheja pas kohen dhe te vendosja vete per rrugetimin tim artistik, do kisha zgjedhur te merrja edukim muzikor qe ne vogeli dhe ne po te njejten moshe qe isha kur nisa te kerkoja famen 15 vjec, do te merrja pjese ne Ethe. Sot ka formate si "X Factor" apo "The voice". Talenti i lindur dhe njohje e mire muzikore, eshte gati ideale, nje kulture qe duhet te kultivohet apo kerkohet ne standardet e sotme.

Vjet keni shenuar nje sukses ne "Top Fest" e kenga juaj u kthye ne nje hit veror. Keni plane te konkurroni serish ne kete festival?

Me kengen 'Ti dhe Une', ne bashkpunim me "Zig Zag Orchestra" dhe me pjesemarrjen apo realizimin e videoklipit te kesaj kenge jam ende shume e lumtur, sepse rezultoi nje perzgjedhje absolutisht e duhur. Kenga eshte, eshte ajo qe fituam si cmim nga e gjithe kjo, sepse sa here nis ta kendoj publiku me shoqeron dhe kjo me ben te ndihem mjaft mire, me inspiron te sjell serish dicka te mire, por kete vit pa pjesemarrje ne Top Fest. Sapo kam perfunduar videoklipin e kenges me te re 'Te desha shume', e cila se shpejti do te promovohet neper ekrane dhe le te themi qe kjo do te jete per disa kohe menyra se si kenget e mia te reja do te promovohen fillimisht ne publik, ndjekur nga aktivitetet, ku une do te jem e ftuar per t'i kenduar ato edhe 'live'.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›