Abraham Ku shkoj une fitohet titulli
Ashtu sic ishte parashikuar klubi shkodran ka prezantuar dje perpara mediave blerjen me te re te Vllaznise pikerisht mbrojtesin e majte Abraham Alecenu. Nigeriani vetem nje dite me pare vendosi perfundimisht se me cilen skuader do te aktivizohej duke firmosur nje kontrate per nje vit e gjysme me Vllaznine. Ne total eshte rene dakord per shifren e 70 mije eurove qe do te perfitoje lojtari gjithnje nese e respekton deri ne fund kontraten. Prezantimin e tij te pare perpara mediave si lojtar i Vllaznise ai e ka nisur me nje batute te gatshme qe i kushtohet pikerisht atij. Ku shkoj une shkon edhe titulli eshte shprehur mbrojtesi Abraham per te cilin Vllaznia eshte skuadra e katert qe aktivizohet ne kampionatin shqiptar. Nigeriani me pare ka luajtur me Elbasanin Dinamon dhe Tiranen me te cilat eshte shpallur edhe kampion i vendit. shte nje kenaqesi qe i bashkohem nje skuadre si Vllaznia. Falenderoj drejtuesit qe me besuan te jem pjese e kesaj skuadre ne vazhdim. Kam luajtur me disa ekipe te Superiores dhe me te gjitha jam shpallur kampion vendi. E kete deshire dua ta perseris edhe me ekipin shkodran. Nuk mund te fsheh ate batute qe mua me pelqen shume ku shkon Abraham shkon edhe titulli eshte shprehur lojtari. Nigeriani vjen te Vllaznia pas nje periudhe te gjate shkeputjeje nga fusha e lojes per arsye demtimi. Nderkohe tekniku Mirel Josa eshte shprehur se ardhja e ketij mbrojtesi eshte teper e vlefshme.