Ekspertize 70 armeve te Gardes 6 arrestet pezull. Dorezohen gezhojat
Nje numer i konsiderueshem armesh luftarake jane sekuestruar nga Prokuroria ne magazinat e Gardes se Republikes.
Prokuroret qe po hetojne vrasjen e tre demonstruesve me 21 janar kane bllokuar te gjitha armet e perdorura nga efektivat e Gardes diten e ngjarjes perfshi edhe ato qe nuk kane kryer qitje. Sekuestrimi i armeve ka nisur mbremjen e te shtunes duke vazhduar edhe diten e djeshme. Gezhojat ne oborrin e Kryeministrise qe ishin sekuestruar me pare mengjesin e te shtunes jane derguar dje bashke me armet per ekspertize ne Laboratorin Qendror Kriminalistik. Ka qene ora 1450 minuta kur dy oficere te Prokurorise kane derguar ne laborator vetem 70 nga 140 armet e sekuestruara tek Garda. Bashke me armet jane derguar edhe disa gezhoja dhe predhat e plumbave te cilat jane gjetur ne trupin e njerit prej te vdekurve dhe ne vendin e ngjarjes. Oficeret e Prokurorise kane kerkuar qe ekspertiza te fillonte menjehere duke kerkuar te ishin te pranishem deri ne perfundimin e saj. Kjo ekspertize do te percaktoje se cila arme ka shtene predhat qe shkaktuan vdekjen e tre personave. Me pas bazuar ne dokumentet e marra ne Garde do te identifikohet efektivi qe ka pasur ne sherbim armen e cila ka kryer qitjen duke bere keshtu vecimin e pergjegjesise per ngjarjet e ndodhura.
6 urdher-ndalimet pezull
Edhe gjate dites se djeshme gjashte urdhrat e ndalimit te nxjerre nga Prokuroria mengjesin e te shtunes kane mbetur pezull. Policia ka vazhduar hetimet per demtimin e prones private dhe publike sic ishte vendroja tek Kryeministria dhe automjetet qe u dogjen nderkohe qe Prokuroria deklaron se eshte ne pritje te zbatimit te urdher-ndalimeve nga policia. Organi i akuzes duket se ndodhet ne pamundesi per tiu drejtuar gjykates per sa kohe qe urdher-ndalimet nuk jane ekzekutuar. Kjo per shkak se ligji parashikon se urdhri i ndalimit paraqitet ne gjykate per vleresim vetem pasi eshte zbatuar pra vetem pas ndalimit nga policia te personit ndaj te cilit eshte leshuar urdhri.
Akuza per gardistet
Prokuroria e Tiranes ka pohuar dje se nga pamjet filmike te sekuestruara ne disa televizione si dhe nga pyetja e deshmitareve ka dyshime te bazuara se vrasja e tre personave ne demonstrate eshte kthyer nga Garda e Republikes. Sipas prokurorise urdhrat e ndalimit jane nxjerre pikerisht mbi kete dyshim te bazuar i cili mbeshtetet sipas akuzes edhe ne deklarimet e personave qe kane qene te pranishem prane viktimave. Ata kane pretenduar se ne momentin kur ka ndodhur vrasja e tre personave kane pare efektivat e Gardes te qellonin me arme.
Hetimi ne dy linja
Prokuroria e ka ndare ne dy linja hetimin e ngjarjeve qe ndodhen gjate demonstrates se opozites ne Tirane. Njeri grup hetimi i drejtuar nga dy zv.prokurore te rrethit po investigon vrasjen e tre protestuesve. Te gjitha provat lidhur me kete fakt i dorezohen ketij grupi prokuroresh. Nderkohe nje numer me i madh prokuroresh e hetuesish po hetojne te arrestuarit per djegien e makinave per kundershtimin dhe plagosjen e policeve dhe per thyerjen e demtimin e vendrojes dhe xhamave te Kryeministrise.
Urdhrat e ndalimit
Ndrea Prendi komandant i Gardes
Alfred Ahmetcenaj zv.komandant
Dashamir Shehi komandant njesie
Vladimir Dedaj drejtues njesie
Altin Kollcinaku efektiv
Fatos Bushati efektiv
Fotografohen te arrestuarit
Prokuroria e Tiranes gjate dites se djeshme u ka bere fotografi personale 113 personave te arrestuar nga policia me akuzen e kundershtimit te policise dhe shkaterrimit te prones. Menjehere pas demonstrates se 21 janarit policia deklaroi se kishte vene ne pranga 113 persona si dhe nje shtetas me pistolete ne brez. Prokuroria u ka bere foto ketyre personave dje ne paraburgime dhe komisariate. Keto fotografi do te krahasohen me pamjet e marra prej kamerave te medias dhe policise diten e ngjarjes me qellim identifikimin e veprimeve konkrete qe ka kryer secili prej 114 personave te arrestuar nga policia. Numri i larte i te arrestuarve ka krijuar nje ngarkese te jashtezakonshme pune per Prokurorine e cila dje edhe pse ne nje dite
pushimi zyrtar ka nxjerre ne pune gjithe oficeret dhe prokuroret e saj.
Kodi i Procedures Penale
Neni 253
Ndalimi i te dyshuarit per nje krim
1. Kur ka shkaqe te bazuara per te menduar se ka rrezik ikjeje prokurori urdheron ndalimin e personit qe dyshohet per nje krim per te cilin ligji cakton denimin me burgim jo me te ulet ne maksimum se dy vjet.
2. Policia Gjyqesore kryen ndalimin me iniciativen e vet kur nuk eshte e mundur per shkak te gjendjes se ngutshme te pritet urdhri i prokurorit
Neni 254
Moslejimi i arrestimit dhe ndalimit ne rrethana te caktuara
1. Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi eshte bere gjate kryerjes se nje detyre ose gjate ushtrimit te nje te drejte te ligjshme ose kur ekziston nje shkak padenueshmerie
Trazhgim Sokolaj