Ziveri erdhi nga Greqia vetem per kete proteste
Babai i dy femijeve i divorcuar pak kohe me pare dhe me statusin e invalidit ishte nisur ne Tirane qe heret ne mengjes per te qene i pranishem ne protesten e paralajmeruar me pare. Ai ishte nje mbeshtetes i flakte i PS-se ndaj sipas te afermve te tij kishte ardhur madje qe nga Selaniku vetem per kete proteste. shte qelluar me arme zjarri gjate protestes se zhvilluar ne Tirane. Na telefonuan disa bashkefshataret tane te cilet ndodheshin ne vendin e ngjarjes. Ata
na thane se Ziveri kishte vdekur. Me sa dime ne ai ka nderruar jete ne spital disa minuta pas mberritjes u shpreh xhaxhai i viktimes Kujtim Veizi. Ai tashme pret e percjell dhjetera banore te fshatit e te aferm te cilet vijne per ta ngushelluar per nipin. Viktima mesohet se nuk kishte prinder pasi ata kishin vdekur disa vite me pare dhe per kete shkak xhaxhai i tij kishte marre dje rolin e kryefamiljarit.
Sipas te afermve te viktimes 44-vjecari njihej si nje nga mbeshtetesit me te flakte ne rrethet e Partise Socialiste ne Gjirokaster. Ai kishte marre pjese edhe ne protesta te tjera te organizuara nga opozita ne Tirane por edhe ne Gjirokaster gjate vitit te kaluar. Per protesten e 21 janarit ai kishte udhetuar nga Selaniku i Greqise ku kishte shkuar per te vizituar motren e tij. Familjaret e tij u shprehen dje se me statusin e invalidit ai kishte kaluar ne komisionin e kempit 3 muaj me pare duke perfituar nje pagese prej 8 mije lekesh ne muaj. Nisur nga motivet shendetesore probleme ne melci e motra ne Selanik e kishte lutur te qendronte per te pushuar po ai kishte kembengulur se duhej te nisej per te qene prezent ne protesten e 21 janarit ne kryeqytet. Te njejten gje i kane kerkuar edhe familjaret ne fshatin Zenelaj te komunes epo. Por ndonese me probleme shendetesore ai eshte nisur drejt Tiranes ne menyre te organizuar per te marre pjese ne proteste. I thame te mos nisej pasi ai nuk ishte mire kishte probleme shendetesore. Madje pak kohe me pare doli edhe ne komisionin kemp dhe merrte edhe nje pension invalidi. Por ai nuk na degjoi. Erdhi qe nga Greqia vetem e vetem per te marre pjese ne kete proteste. U tronditem pa mase kur na telefonuan dhe na dhane lajmin per vrasjen e tij. Nuk e menduam kurre se do te shkonte gjer ne kete pike kjo proteste... ai ka marre pjese edhe me pare ne tubime te organizuara nga PS-ja u shpreh Kujtim Veizaj xhaxhai i viktimes se djeshme ne Tirane. Mesohet se 44-vjecari jetonte i vetem pasi dy femijet i kishte marre me vete e shoqja pas divorcit te kryer disa kohe me pare. I vellai Hiqmeti nuk hodhi akuze ndaj askujt per kete ngjarje. Ai pohoi se po presin qe trupin e tij ta sjellin te afermit. Viktima ndodhej ne morgun e Tiranes deri ne mengjesin e djeshem ndersa djemte e xhaxhallareve te tij ishin nisur per te terhequr trupin. E kane vrare me plumb por nuk dime rrethanat ende. Kemi pak te dhena pasi gjendja atje eshte ende rremuje dhe askush nuk flet se cfare ka ndodhur ne te vertete. Dime vetem se e kane vrare por nuk dime asgje per rrethanat dhe nuk mund te akuzojme konkretisht askend u shpreh vellai i viktimes. Ne banesen e tyre deri ne oret e vona priteshin e percilleshin njerez te aferm e banore te fshatit. Sot pritej te sillej trupi i te ndjerit ne fshat ndersa nuk ka te dhena nese do te varroset po sot apo ceremonia do te shtyhet per diten e neserme. Banoret e fshatit bene te ditur se drejt Tiranes ishin nisur edhe shume djem te tyre. Jemi ne merak se cfare po ndodh me ta. Jemi lidhur vetem me telefona dhe na thane se situata eshte e rende. Po presim ne ankth u shprehen ata.
GJIROKASTER/ PIRO NASE