Procesi per 114 te ndaluarit ne proteste. Gjykata Detyrim paraqitje shumices
UPDATE- Gjykata e Tiranes ka nisur shqyrtimin e vlefshmerise se arresteve per te caktuar masat e sigurise per 114 te arrestuarit pas demonstrates se dhunshme te se premtes para godines se Kryeministrise.
Deri ne mesdite jane dhene 34 vleresime te masave te sigurise shumica e te cilave me detyrim paraqitje.
Rreth ores 11.00 u dha masa e sigurise 20 dite burg per dy prej te ndaluarave Tomor Bermeta dhe Elvis Spartallin.
Pas tyre me te njejten mase sigurie jane lene ne burg per 20 dite edhe 6 persona te tjere.
Akuza e komunikuar ndaj tyre eshte shkaterrim dhe kundershtim i policise.
Disa protestues jane lene te lire vetem me detyrim paraqitje pasi Prokuroria nuk kishte sjelle provat e mjaftueshme. Te lire u lane Andi Lleshi Erald Buci Julian Sulaj Ermal Gjoni dhe Romeo Beqo. Nderkohe qe seanca vijon dhe pritet te zgjase deri ne mesdite per shkak te numrit te madh te te ndaluarve.
Materialet ndaj te arrestuarve kishin mberritur dje ne kete institucion. Behet e ditur se per arsye te numrit te konsiderueshem te te arrestuarve ne shqyrtimin e masave do te angazhohen disa prej gjyqtareve te Gjykates se Tiranes. Kjo edhe prej pamundesise per shtyrjen e seances se mases se sigurise per shkak te kalimit te afateve te mbajtjes ne qeli pa vendim gjykate.
Burime prane organit te akuzes bene te ditur dje se per rreth 30 persona sot pritet qe te kerkohet masa e sigurise arrest me burg ndersa per pjesen tjeter ato te arrestit me burg me afat 20 ditor dhe ajo e detyrimit te paraqitjes. Me ane te nje njoftimi zyrtar policia e Tiranes beri te ditur te shtunen emrat e 114 personave te arrestuar gjate demonstrates te 21 janarit. Akuzat qe rendojne mbi ta jane kundershtimi i punonjesve te policise dhe shkaterrim prone. Sipas policise arrestimet ishin realizuar ne kushtet e flagrances ndersa nje prej tyre u arrestua pas analizimit te pamjeve filmike ku ai dukej se gjate demonstrates mbante me vete nje pistolete pa leje. Po sipas policise 8 nga te arrestuarit ishin persona me precedente te meparshem penale.
ar.ba