Dogjen makinat 9 demonstrues ne kerkim. U zbuluan nga kamerat
Nente prej protestuesve qe dogjen makinat dhe goditen forcat e policise gjate demonstrates se 21 janarit jane identifikuar dhe jane shpallur ne kerkim nga policia.
Nje grup pune i Policise se Tiranes i ngritur per verifikimin e te gjitha pamjeve filmike te fokusuara nga kamerat gjate tubimit kater oresh ka shenjestruar personat qe u kane vene flaken 15 makinave mes te cilave tre furgone dhe nje makine e vogel policie. Personat ne fjale qe nuk jane ne mesin e 114 te arrestuarve te deritanishem akuzohen edhe se kane kundershtuar forcat e policise qe kane qene te pozicionuar perreth godines se Kryeministrise. Disa prej autoreve te ketyre akteve kane qene pothuajse te maskuar por policia ka arritur te identifikoje 9 prej tyre. Pas verifikimeve ka dale qe ata nuk rezultojne te jene mes 114 personave te arrestuar dy dite pas demonstrates. Burime nga grupi hetimor thane se nuk mund te behen publike emrat e tyre per shkak te hetimeve por tashme kane nisur kerkimet per kapjen dhe arrestimin e tyre me akuzat e shkaterrimit te prones me zjarr dhe kundershtim te forcave te rendit. Te njejtat burime sqaruan se 9 personat e identifikuar nga pamjet filmike nuk jane te vetmit qe kane kryer keto vepra penale pasi jane verifikuar edhe dhjetera persona te tjere kryesisht adoleshente dhe te rinj por nuk jane identifikuar ende.
VERIFIKIMET E VIDEOVE
Policia e Tiranes paralajmeroi nje dite para demonstrates se Partise Socialiste se i gjithe tubimi nga bulevardi Zogu i Pare pergjate gjithe sheshit bulevardit Deshmoret e Kombit para Kryeministrise e deri te sheshi Nene Tereza do te monitorohej nga kamerat. Tashme grupi hetimor i ngritur ne Drejtorine e Policise se Tiranes ka marre ne dore te gjitha regjistrimet qe jane kryer nga kende te ndryshme ku kane qene te instaluara kamerat dhe po analizon gjithcka ka ndodhur minute pas minute. Nga verifikimi i ketyre videove u arrestua personi i pare mesditen e se shtunes Gjin Ndreu i cili ishte fokusuar nga kamerat me nje pistolete ne brez ne momentin kur qendronte ne mes te turmes para Kryeministrise. Gjithashtu gjate dites se djeshme nga pamjet filmike policia ka verifikuar edhe 9 persona te tjere te cilet kane djegur makina dhe kane goditur me bomba Molotov gure e shkopinj ne drejtim te policise dhe godines se Keshillit te Ministrave. Keta nente persona jane identifikuar dhe jane shpallur ne kerkim. Policia sqaroi se pamjet filmike vazhdojne te verifikohen nga grupi hetimor per te identifikuar persona te tjere te perfshire ne keto ngjarje te dhunshme. Pjesetaret e turmes qe ushtroi dhune gjate demonstrates jane fokusuar nga disa plane te ndryshme dhe sipas policise te gjithe do te identifikohen dhe do te arrestohen gjate diteve ne vazhdim.
PS Policia te liroje te arrestuarit
Kryetarja e Njesise Bashkiake nr. 1 Lindita Nikolla i beri thirrje dje policise qe te liroje qytetaret e arrestuar pas protestes se 21 janarit pas perfundimit te se ciles policia ka dhunuar dhe arrestuar shume qytetare nje pjese e madhe e te cileve nuk iu eshte lejuar asnje forme kontakti me familjaret apo me avokatet. Kete thirrje Nikolla e beri perpara Drejtorise se Policise ku nje numer i madh grash familjare te te arrestuarve dhe qytetare te thjeshta kishin dale per te protestuar per ndalimet. Nikolla denoncoi vecanerisht rastin e nje qytetareje qe mbahet e arrestuar nderkohe qe ka ne shtepi nje foshnje te porsalindur.
Etleva Delia