E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuhiu largohet, vjen Miserdovski

"Arben Nuhiu është futbollist i dëshmuar dhe shumë i nevojshëm për Milanon. Përvoja e tij është e mirëseardhur te ne, andaj jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta ndalim në skuadër", thotë trajneri Sokoli.
Kumanovë, 24 janar – Për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet sulmuesit Arben Nuhiu dhe klubit të tij Milano, mesfushori kuqezi ka mundësi të largohet nga skuadra kumanovare. Ai thotë se kur ka kaluar te Milano, me kreun e klubit është marrë vesh për kontratë njëvjecare dhe jo gjashtë mujore.
"Me drejtuesit e Milanos u pata marrë vesh për një vit, ndërsa ata tani më
ofrojnë bisedime të reja. Unë për gjashtë muaj as që e kisha prishur kontratën 2 vjecare me Vardarin. Për shkak të problemeve që kam pasur me trajnerin e Vardarit u përcaktova për Milanon, sepse është klub shqiptar dhe besoja se do të luaj. Tani nuk di pas gjashtë muajsh kërkojnë të ulemi dhe të bisedojmë. Kam munguar në stërvitjen e fundit dhe jam duke i pritur të më thërrasin. Nëse deri të enjten nuk më kontaktojnë, atëherë do të fillojë negociatat me klube të tjera që janë interesuar për mua", është shprehur futbollisti Arben Nuhiu.
Nga ana tjetër trajneri i Milanos, Bylbyl Sokoli, thotë se janë duke bërë përpjekje për ta ndalur Arbenin, edhe pse ai kërkon kushte materiale të cilat janë vështirë të realizueshme në rangun ku ata garojmë.
"Arben Nuhiu është futbollist i dëshmuar dhe shumë i nevojshëm për Milanon. Përvoja e tij është e mirëseardhur te ne, andaj jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta ndalim në skuadër. Po e them edhe këtë se kam qenë prezent kur është arritur marrëveshja midis tij dhe drejtuesve të klubit dhe se Arbeni ishte dakord për kontratë 6 mujore dhe pastaj për të vazhduar bisedimet në janar", thotë Sokoli.
Ndërkohë sipas burimeve të Albania-Spoert, sulmuesi Miserdovski është shumë pranë Milanos. Burimi thotë se Miserdovski do të marrë pjesë edhe në stërvitjen e skuadrës të mërkurën pasdite. Gjithashtu nga stinori pranveror liderin e ligës së dytë e ka përforcuar edhe mbrojtësi i djathtë i Sllogës, Xhenet Saliu.

Rijad MURATI

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›