Ismaili pret ftesën nga Vaslui

Unë bashkë me Ismailin ishim në Rumani. Ua treguam kushtet tona dhe tani ka mbetur që ata të na lajmërohen për detajet e tjera", thotë Arse Andovski, menaxheri i skuadrës Makedonija Gj.P.
Shkup, 22 janar – Menaxheri i Makedonija Gjorce Petrov, Arse Andovski dhe mesfushori i kësaj skuadre Ismail Ismaili janë kthyer të dielën në Maqedoni pasi nuk kanë arritur marrëveshje me skuadrën e kategorisë së parë të kampionatit të Rumanisë, Vaslui. Andovski thotë se gjithcka ka mbetur e hapur dhe po presin të paraqiten drejtuesit e ekipit rumun.
"Unë bashkë me Ismailin ishim në Rumani. Ua treguam kushtet tona dhe
tani ka mbetur që ata të na lajmërohen për detajet e tjera. Ne jemi në pritje, sepse na është thënë se për dy tre ditë të na paraqiten. Do të shohim se cka do të sjellin ditët në vazhdim", është shprehur Menaxheri i Makedonija nga Gjorce Petrovi, Arse Andovski.
Ndryshe, Vaslui në Kampionatin e Rumanisë gjendet në pozitën e shtatë me 28 pikë pas 19 javëve të zhvilluara, ndërsa kryeson Dinamo nga Bukureshti me 52 pikë. Në edicionin vjeshtor Vaslui ka shënuar 8 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje me gol dallim 25:29. Skuadrat rumune janë në pushim dhe shumë shpejt pritet vazhdimi i sezonit pranveror
Reshat Ibrahimi