E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlos Tevez pranë kalimit te Mançester Siti

Mançester - E ardhmja e Karlos Tevezit po bëhet gjithnjë e më e qartë. Mediet britanike raportojnë se sulmuesi argjentinas i Junaited është shumë pranë kalimit tek rivalët e Mançester Sitit. The Guardian shkruan se Tevez është duke u menduar seriozisht për kalimin tek Siti, i cili është në pronësi të arabëve nga Abu Dhabi.

Madje, mbrëmë është thënë se marrëveshja mes Tevezit dhe arabëve ka përfunduar me sukses. Por, klubi i Mançester Sitit nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Kampionët e Anglisë kërkojnë ta mbajnë sulmuesin argjentinas, por shifra që kërkojnë “pronarët” e tij është shumë e madhe për Mançesterin. Rivalët e Sitit mund ta paguajnë pa asnjë lloj vështirësie shifrën prej 25.5 milionë sterlinash që kërkohen për Tevezin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›