E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramovich gati 150 milionë paund për 2012-tën

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të harxhojë plot 150 milionë paund në transferime të reja gjatë vitit 2012.

The Sun shkruan se ai është i paepur të ngushtojë diferencën me dy klubet nga Manchesteri.

Shënjestrat kryesore të Bluve janë sulmuesi Edinson Cavani, i cili vlerësohet rreth 50 milionë paund, dhe bashkëlojtari i tij te Napoli, mesfushori Marek Hamsik, i cili vlerësohet 30 milionë paund.

Chelsea po ashtu raportohet se është i interesuar në anësorin e Juventusit, Milos Krasic, për të cilin interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Megjithatë transferimi i parë i vitit për Blutë mendohet të jetë Gary Cahill, i cili pritet të largohet nga Boltoni për 7 milionë paund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›