E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, kampioni i vitit 2011

/* */

Dash FRASHËRI - Skënderbeu i Korçës, në bazë të pikëve të grumbulluara, rezulton të jetë dhe skuadra më e mirë e vitit 2011, pra të atij që duhet “viti diellor” në futboll, nga 1 janar-31 dhjetor 2011.

Korçarët – të drejtuar nga trajnerët Shkëlqim Muça, Shpëtim Duro dhe çeku Stanislav Levi - kanë grumbulluar gjithsej 65 pikë në 30 ndeshje të luajtura, nga të cilat 17 i zhvilluan sezonin kur dolën kampionë dhe 13 në edicionin që po vazhdon të luhet.

“Ujqërit e dëborës” kanë pësuar gjithsej vetëm dy humbje në 30 takime që kanë zhvilluar, pra, duke humbur më pak se 7 për qind të tyre, ndërsa ka arritur të sigurojë plot 19 fitore. Pas Skënderbeut renditet nënkampionia në fuqi, Flamurtari, që ka grumbulluar gjithsej 54 pikë, pra 11 më pak. Kryesuesja e sezonit aktual,Teuta ka grumbulluar 53, ndërsa Tirana është e katërta me një sasi jashtëzakonisht të paktë pikësh për traditën e saj, vetëm 45.

Skënderbeu, kampioni i
sezonit 2010-2011
Skënderbeu, skuadra më e financuar në Shqipëri, ia doli të fitojë titullin e dytë kampion, në historinë e klubit të themeluar në vitin 1909. Korçarët, të drejtuar nga trajnerët Shkëlqim Muça (deri në javën e 20-të) dhe Shpëtim Duro, fituan konkurrencën me Flamurtarin, që e kryesoi kampionatin për një periudhë jo të vogël.

Në fund të sezonit (të zhvilluar me tri faza), Skënderbeu e pa veten kampion, duke e fituar atë dy javë para mbylljes së kampionatit. Në përfundim të edicionit, Skënderbeu grumbulloi 73 pikë, ndërsa Flamurtari (që fitoi dy ndeshje direkt me kampionët e rinj) e mbylli në vend të dytë me 69 pikë. Flamurtarit, në edicionin 2010-2011, iu hoqën edhe tri pikë pas braktisjes së ndeshjes në Laç. Skënderbeu mori pjesë për herë të parë edhe në Ligën e Kampioneve.

Teuta, kampionia
e dimrit 2011-2012
Teuta është kampionia e dimrit e fazës së parë të sezonit 2011-2012, duke krijuar një diferencë prej pesë pikësh ndaj Tiranës së vendit të dytë. Pas 13 javëve kampionat dhe përfundimi të fazës së parë, Teuta kryeson me 32 pikë, 5 më shumë se Tirana e vendit të dytë. Durrsakët e drejtuar nga Hasan Lika dhe drejtori sportiv Sulejman Starova, si dhe të mbështetur financiarisht nga presidenti Edmond Hasanbelliu (Teuta funksionon si shoqatë) në 13 javët e para kanë regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje (me Vllaznisë, 3-1 në javën e 3-të). Teuta e ka fituar vetëm një herë kampionatin, pikërisht në edicionin 1994-1995, me trajner Shyqyri Ballgjinin.

“Këpuca e Artë”

XHAFAJ - Sulmuesi Daniel Xhafaj fitoi “Këpucën e Artë” të sezonit 2010-2011. Vlonjati shënoi 18 gola me fanellën e Flamurtarit, duke triumfuar për herë të dytë, pasi më parë e kishte koleksionuar trofeun e çmuar individual edhe në sezonin 2009-2010, kur Xhafaj luante me Besën e Kavajës, duke shënuar po 18 gola. Aktualisht, Xhafaj luan me Skënderbeun, por 34-vjeçari nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm: vetëm 3 gola në 11 ndeshje.

DERVISHI - Mesfushori i Shkumbinit të Peqinit, Roland Dervishi (29 vjeç), shënoi 11 gola në 13 ndeshjet e fazës së parë, duke kryesuar edhe renditjen e golashënuesve të Kategorisë Superiore, për sezonin 2011-2012. Kapiteni peqinas vendosi dhe një rekord këtë sezon, pasi shënoi pesë gola brenda një ndeshjeje, pikërisht në fitoren 6-2 të Shkumbinit ndaj Tomorit. Pas Dervishit, me nga 9 gola renditen Brus Inkango (Kastrioti, i huaji më i mirë), Xhevair Sukaj (Vllaznia) dhe Dimo (Bylis).

Sezoni 2010-2011
Renditja përfundimtare

1.     Skënderbeu        33     +29     73
2.     Flamurtari        33     +35     69
3.     Vllaznia        33     +14     59
4.     Laçi            33     0     47
5.     Tirana        33     +9    44
6.     Bylis         33     -4     43
7.     Teuta         33     -2     42
8.     Kastrioti         33     -7     42
9.     Shkumbini         33     -11     42
10.     Dinamo        33     -14     39
11.     Besa            33     -12     39
12.     Elbasani         33     -31     12

Sezoni 2011-2012
Faza e parë

RENDITJA
1.     Teuta            13     +10     32
2.     Tirana         13     +8     27
3.     Skënderbeu        12     +10     23
4.     Kastrioti        13     +7     23
5.     Flamurtari        13     +9     22
6.     Bylis            13     +2     18
7.     Shkumbini        13     -3     18
8.     Vllaznia        13     +2     17
9.     Pogradeci         12     -5     16
10.     Kamza         13     -2     14
11.     Laçi             13     -2     11
12.     Tomori        13     -10     11
13.     Apolonia        13     -14     8
14.     Dinamo        13     -12     1

VERDIKTET
Sezoni 2010-2011

Kampionët

Skënderbeu
Kategora Superiore

Pogradeci
Kategoria e Parë

Kukësi
Kategoria e Dytë

Ranë nga Kategoria
Besa dhe Elbasani

Tirana
Fituese e Kupës së Shqipërisë

NË EUROPË

Liga e Kampionëve
Skënderbeu

Liga e Europës
Tirana, Flamurtari, Vllaznia

KAMPIONËT E DIMRIT
Sezoni 2011-2012

Teuta
Kategoria Superiore

Luftëtari
Kategoria e Parë

Tërbuni,
Kategoria e Dytë, Veriu

Partizani
Kategoria e Dytë, Jugu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›