E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, ofertë për Montolivon

Liverpool ka përgatitur ofertë prej 6 milionë funtesh për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Riccardo Montolivo ka bërë të ditur të hënën uebfaqja caughtoffside.com.

Reprezentuesi italian ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin toskan që i skadon në fund të këtij sezoni dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Liverpool thuhet se i është bashkuar garës për transferimin e Montolivos i cili kohën e fundit është spekuluar edhe me transferim në Milan dhe Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›