E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramovitz: Kosovaret jo te organizuar

Ish-diplomati amerikan, Morton Abramovitz ne nje interviste per Radion Evropa e Lire ka ka kritikuar Perendimin se ka punuar shume keq lidhur me procesin e njohjes se Kosoves, ndersa ka shprehur kritika edhe ndaj kosovareve, te cilet sipas tij, nuk jane te organizuar mire dhe nuk kane bere sa duhet per njohjen e Kosove. "Mendoj se Perendimi ka punuar shume keq lidhur me procesin e njohjes se Kosoves. Ata nuk kane punuar sa duhet, pasi besoj se njohjet e metejshme vareshin me shume nga perpjekjet e Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian", deklaroi Abramovitz duke theksuar se ky eshte nje nje problem. Sipas tij, problemi i dyte eshte se kosovaret nuk jane te organizuar mire dhe nuk kane bere sa duhet per njohjen e Kosoves, duke shtruar se, ata nuk kane levizur per te mundesuar njohjen e shtetit te Kosoves, vecanerisht ne vendet islamike. Ish-diplomati amerikan ka analizuar edhe kerkesen e qeverise serbe ne OKB per te mos firmosur legjitimitetin e pavaresise se Kosoves. "Eshte e habitshme per mua se si aq shume vende islamike nuk i kane mbeshtetur kosovaret. Fakti se Qeveria serbe mund te arrije te marre nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se rezoluten ku i kerkohet Gjykates Penale Nderkombetare per te vendosur mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, eshte nje ngjarje shume e pakendshme", argumenton ish-ambasadori amerikan. Sipas tij, kjo tregon se sa te papershtatshme kane qene perpjekjet per te siguruar njohjen e shtetit te Kosoves. Por diplomati nuk pati ndonje ide te qarte se cfare do te mund te arrihej ne Asamblene e Pergjithshme, ne takimin e shtatorit ku edhe pritet te miratohet rezoluta. "Nuk jam i sigurt, por e kam pare qe ministri i Jashtem serb ka qene shume aktiv ne takimin e vendeve te paangazhuara. Ka gjasa, ndonese nuk jam plotesisht i sigurt, se Qeveria e Indise po leviz ne drejtimin e Serbise, duke e vene ne pikepyetje pavaresine dhe ky eshte nje problem shume serioz", u shpreh Abramovitz. Sipas tij, kjo ka te beje me paaftesine e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se nese nje rezolute e tille miratohet ne Asamblene e Pergjithshme, atehere kjo eshte ne nje shkalle te madhe rezultat i deshtimit te SHBA-ve dhe BE-se per te siguruar nje njohje me te gjere. "Mendoj se Qeveria e Kosoves perballet me nje problem te madh dhe ky ka te beje me veshtiresite qe kane dale ne percaktimin e roleve te UNMIK-ut dhe BE-se. Ky proces po ecen shume ngadale dhe po shoqerohet me mundesine e jo pak pasojave dhe kufizimeve ligjore ne Nju Jork", nenvizoi ish-diplomati amerikan, Morton Abramovitz

.

Efikasiteti

Per sa i perket efikasitetit qe do te kete qeveria e Kosoves, sipas Abramovitz mbetet per t'u pare. Sipas tij,duhet qe te jete e suksesshme, t'i jape dinamizem ekonomise kosovare, duke shtrua se, ka disa komplikime te renda ne rrugen drejt krijimit te nje shteti te qendrueshem dhe funksional dhe rolit te bashkesise nderkombetare ne kete shtet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›