Abramowitz: Casti i fundit per shpalljen e pavaresise
Morton Abramowitz, ish-emisari i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Ballkanin ne nje interviste me Radio Evropa e Lire, analizon situaten aktuale ne vigjilje te pavaresise se Kosoves dhe komenton kundershtite serbo-ruse
Institucionet e Kosoves thone se se shpejti do ta shpallin pavaresine. Ka zera qe thone se kjo do te ndodhe me 17 shkurt. Sipas jush, kush do ta njohe kete deklarate te pavaresise?
Para se gjithash, me vjen mire qe kesaj faze te kesaj ceshtjeje, qe zgjati shume, po i vjen fundi dhe sinqerisht i mirepres pritjet se do ta shohim deklaraten e pavaresise shume shpejt. Nuk mund te them me siguri se kush do ta njohe. Besoj se se pari, kete do ta bejne Shtetet e Bashkuara dhe shume nga fuqite e medha evropiane. Perfundimisht, besoj se pothuajse e gjithe BE-ja do ta njohe Kosoven, me perjashtim te Qipros greke dhe ndoshta nje numri te vogel te te tjereve. Mendoj se pjesa tjeter e botes po ashtu do ta njohe Kosoven. Kuptohet, ka disa qe kane ndjenja te fuqishme qe te mos e ndajne Serbine. Por, ne mase te madhe mendoj se bota do ta pranoje Kosoven. Per fat te keq, as ruset dhe as serbet, qe jane nder aktoret kryesore, nuk do ta bejne kete dhe do te shohim se si do te sillen. Por, perfundimisht, ceshtja ka ardhur ne fund dhe ne duhet te levizim perpara. Pavaresia duhet te shpallet. Kosova duhet te behet entitet serioz. Shtetet e Bashkuara dhe evropianet ne vecanti, por edhe vete Kosova, duhet te merren me konsekuencat e pavaresise, duke pasur parasysh se si do te sillen ruset dhe serbet.
Rusia po e mbeshtet Serbine ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves. Ne artikullin tuaj ne "Moskow Times", para disa ditesh, keni thene se "ne cdo levizje, Rusia po i sfidon perpjekjet e Perendimit per ta lehtesuar pavaresine e Kosoves". Si e shpjegoni ju kete qendrim?
Ndoshta ka shume menyra per ta shpjeguar kundershtimin rus, por mendoj se ne mase te madhe ruset po e bejne te qarte qendrimin se asgje nuk mund te behet pa ta dhe se ata nuk do ta lejojne Perendimin qe t'i anashkaloje. Sa larg do te shkojne ne mbeshtetjen e Serbise ose ne krijimin e problemeve per Kosoven, nuk e di. Sigurisht, me gjase Kosova per nje kohe te gjate nuk do te hyje ne Kombet e Bashkuara, per shkak te kundershtimit rus.
Nga pikepamja juaj, cfare lloj reagimesh mund te presim nga Serbia dhe kuptohet nga Rusia, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes nga ana e Perendimit?
Kjo eshte nje pyetje shume e mire, por pergjigjja eshte se une nuk jam i sigurt. Ndonjehere kete ceshtje e shikoj me shume pesimizem. Megjithate, deri tash, nuk kane ndodhur gjera serioze, sic kam menduar. Eshte e sigurt se ato nuk do ta njohin Kosoven. Ato do ta shpallin ilegale deklaraten e pavaresise. Ruset do te perpiqen qe kete ceshtje ta shtrojne ne Kombet e Bashkuara. Me gjase, ata do te provojne ta parandalojne BE-ne nga vendosja e misionit ne Kosove. Nga ana e tyre, serbet mund t'i shkepusin apo t'i reduktojne marredheniet me vendet qe do ta njohin Kosoven. Por, mbetet te shihet edhe ceshtja se si do te sillen ata me serbet ne Kosove. Ajo qe deri tash kam pare, paralajmeron se ata do te jene shume te kujdesshem, por nuk jam i sigurt se cka do te behet dhe duhet te presim.
E permendet misionin e BE-se. Brukseli dhe Prishtina thone se misioni i BE-se do ta zevendesoje misionin aktual te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Por, Serbia dhe Rusia thone se ky mision nuk eshte ne perputhje me Rezoluten 1244!
Ata thone shume gjera, por mendoj se ky mision do te vendoset.
Ambasador Abramowitz, sic thate, Shtetet e Bashkuara do ta njohin pavaresine e Kosoves, por jane disa vende te BE-se, qe thone se nuk do ta bejne kete. Si e shpjegoni ju kete qendrim te disa vendeve, ne situaten kur duket se vendet kryesore te Bashkimit Evropian do ta njohin pavaresine e Kosoves?
Eshte e sigurt se BE-ja eshte e bashkuar dhe vendet anetare do ta gjejne menyren per te levizur perpara, per ta njohur pavaresine e Kosoves dhe per ta vendosur misionin e BE-se. Per shembull, Qiproja greke e sheh pavaresine e Kosoves si mbeshtetje per pavaresine e Qipros veriore. Prandaj, dyshoj se ekziston ndonje menyre qe Qeveria e Qipros greke edhe nje kohe te gjate do ta njohe Kosoven. Mendoj se per ta kjo eshte ceshtje qe prek ne zemer te dallimeve te tyre me qipriotet turk. Por, e rendesishme eshte qe asnje vend nga ato pak shtete qe nuk do ta njohin Kosoven, nuk do te perpiqen qe ta pengojne BE-ne ne vendosjen e misionit qe do ta zevendesoje UNMIK-un.