E Diel, 1 Nëntor 2026

“Absurd kushti opozitës për të votuar ligjet, vetëm nëse hyjnë në fuqi në shtator”

06-05-2013 / Gazeta 55

Flet Brikena Kasmi, zëvendësministrja e Drejtësisë
 
Në më pak se një muaj nga miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, pjesë e tre ligjeve të integrimit, do të nisë funksionimin Gjykata Administrative. Kjo strukturë e re e drejtësisë që  zgjidh mosmarrëveshjet e biznesit dhe nëpunësve të administratës  me  shtetin, prej pothuajse një viti, ka mbetur peng  i pak neneve të ligjit për Gjykatën e Lartë që kanë të bëjnë pikërisht me funksionimin e saj.
Në pritje të votës së opozitës në seancat e fundit të kësaj legjislature, zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi sqaron se të gjitha godinat janë gati dhe KLD pritet të emërojë shumë shpejt 31 gjyqtarët që kaluan testin e posaçëm.
“Dëmin e dytë jemi akoma në kohë për ta rikuperuar, ngritja e Gjykatës Administrative, masat janë marr nga Ministria e Drejtësisë për ambientet, dhe nga KLD janë marr masat për sa i përket gjyqtarëve. Ajo që pritet është që meqenëse ka një kushtëzim në ligjin për Gjykatën Administrative që do të fillojë funksionimin me hyrjen në fuqi të ligjit të Gjykatës së Lartë, duke mbyllur kështu ciklin e gjykimit në tre shkallët e tij, në shkallën e parë, administrative, të Apelit dhe Gjykatës së Lartë”, theksoi Brikena Kasmi.
Kasmi e quan absurd kushtin e opozitës për të votuar ligjet vetëm nëse hyjnë në fuqi në shtator. “Kjo nuk është koha për të bërë një luftë politike për një gjykate administrative. Gjykata Administrative nuk i vjen në shërbim politikës shqiptare, do t’i japë një rëndësi përsa i përket çështjeve me një natyrë administrative”, theksoi Kasmi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›