E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor/Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë në KQZ

06-05-2013 / Gazeta 55

Sot, 6 Maj, është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve të subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në votimet e 23 qershorit. Kodi Zgjedhor (neni 67, pika 2), përcakton se “partia politike, që është pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumë-emërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve”.
Dy ditë më parë, KQZ regjistroi dy koalicionet parazgjedhore që do të konkurrojnë më 23 qershor, një i spektrit të djathtë dhe një i spektrit të majtë. “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, që grupon 25 forca të djathta dhe të qendrës, drejtohet nga Partia Demokratike.
Ndërsa e majta përfaqësohet në zgjedhje me koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, një formacion prej 37 partish, i drejtuar nga Partia Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›