Basha: Nderim dhe respekt përjetë heronjve të kombit shqiptar!”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nderon dëshmorët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë dje homazhe, në nderim të dëshmorëve të atdheut. Kryebashkiaku Basha ka vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përul me nderim dhe respekt ndaj bijve dhe bijave të këtij vendi që nuk kursyen as jetën për liri.
Basha ka vlerësuar në këtë ditë, së bashku me mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Tiranës punonjësit e Policisë që ranë në krye të detyrës, në përpjekje për të krijuar një vend më të sigurt.
Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka vizituar në këtë ditë të përkujtimit të dëshmorëve, familjet e heronjve Bedri Myslim Karapici i cili humbi jetën në moshën 20 vjeçare dhe familjes së Spartak Deliut, i vrarë nga Policia më 6 mars 1991, vetëm 15 vjeç, pas një proteste kundër regjimit komunist dhe në familjen e Qerim Alimehmetit.
Basha vizitoi dje edhe familjet e heroit të demokracisë Azem Hajdari.
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka vlerësuar kurajon me të cilën qytetarët shqiptarë pavarësisht moshës së tyre qëndruan dhe ranë heroikisht kundër pushtuesve dhe regjimit komunist në Shqipëri. “Nderim dhe respekt përjetë, heronjve të kombit shqiptar!”, u shpreh Basha.