E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, apel qytetarëve: Na ndihmoni ta pasurojmë

06-05-2013 / Gazeta 55

Muzeu i vuajtjeve të diktaturës në Shkodër

Bashkia e Shkodrës u bën thirrje familjeve që janë persekutuar nga diktatura komuniste të ndihmojnë në pasurimin e Muzeut të Vuajtjeve të Diktaturës Komuniste. Tashmë që ndërtimi fizik i Muzeumit ka përfunduar, ka dalë në plan të parë sistemimi i tij dhe pasqyrimi i sa më shumë fakteve dhe dokumenteve që vërtetojnë tmerrin e kaluar në kohën e diktaturës.
Drejtoresha e Urbanistikes pranë bashkise, Aida Shllaku, ka folur rreth ndërtimit te ketij Muzeu, por edhe fazës ne te cilën ndodhet ky objekt i rëndësishëm në Shkodër.
Qyteti i Shkodrës konsiderohet si më i prekuri nga diktatura. Pas vitit 1944 në qytet numëroheshin 13 burgje të regjimit komunist, 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë. Muzeumi është ndërtuar në ish-godinën e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, aty ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjerë.
Për ndërtimin e këtij Muzeu është vënë në dispozicion një fond prej 53 milionë lekësh, të akorduara nga Ministria e Kulturës, si dhe Bashkia e Shkodrës.
Pjesë e Muzeut janë edhe mjedise të tjera të jashtme, sikurse oborri i ajrimit, anekse të tjera plotësuese, si dhe pajisje, shkrime dhe të dhëna origjinale të asaj kohe, të cituara nga të burgosurit politikë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›