E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ligji, përgjigje të merituar ndaj këtij akti kriminal

06-05-2013 / Gazeta 55

Përcillet për në banesën e fundit inspektori Selman Lena, i cili humbi jetën në krye të detyrës - shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Pas ceremonialit zyrtar të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, është përcjellë për në banesën e fundit inspektori Lena, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Familjarë, të afërm, kolegë, miq, drejtues të lartë të Policisë dhe politikës i dhanë lamtumirën e fundit, inspektorit që humbi jetën natën e së shtunës në Kamëz. Ndërkohë, kryeministri Berisha duke i shprehur ngushëllime familjarëve, u shpreh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë zhvilluan dje homazhe në nder të efektivit të policisë Selami Lena i cili humbi jetën në krye të detyrës. Homazhet për “Dëshmorin e Atdheut”, Selami Lena janë zhvilluar në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit ndërsa më pas trupi i pajetë i tij është përcjellë për në banesën e fundit. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Sali Berisha i cili ka theksuar se ligji do t’i japë përgjigjen e merituar këtij akti kriminal dhe të rëndë.
Kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet familjarëve të inspektorit Lena, kolegëve të tij, ndërsa ripohoi mbështetjen e fuqishme të qeverisë ndaj Policisë së Shtetit, në përmbushjen e misionit të saj.
Kryeministri i uroi shërim efektivit tjetër të Policisë së Shtetit Preng Lleshi, i cili mbeti i plagosur nga ky akt. “U shpreh ngushëllimet e mia, dhimbjen, pikëllimin, për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të efektivave tona të rendit, këtij prindi shembullor, qytetari të mrekullueshëm e biri të shquar të një familjeje, por edhe të vendi. Lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal.
Unë gjithashtu uroj që shoku i tij, instruktori i policisë Preng Lleshi, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet e shërohet. Shpreh në emër të qeverisë, mbështetjen më të fuqishme ndaj efektivave të Policisë së Shtetit, shpreh besimin tim të madh se asgjë nuk do t’i përkulë ata, në përmbushje e detyrimeve dhe të misionit të  tyre të madh ligjor. Edhe një herë ngushëllime!”.
Inspektori Selman Lena ishte efektiv i Policisë së Shtetit që prej vitit 1996. Në krye të detyrës u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, efektivi i Policisë së Shtetit Preng Lleshi.

Aksidenti i rëndë në Kamëz, policia arreston autorin Edmir Koleci
Një efektiv i policisë së rendit ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur kur një automjet tip BMË X6 i  ka përplasur në një pikë kontrolli.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnate në segmentin që lidh Institutin Bujqësor me Kamzën, pranë vendit që njihet si Kthesa e Bathores.
Sipas policisë, Selman Mena, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në spitalin ushtarak, ndërsa kolegu i tij ndodhej jashtë rrezikut. Policia fillimisht gjeti mjetin me targa të huaja në oborrin e banesës së autorit Edmir Koleci, në zonën e Frutikulturës në Kamëz. Disa orë më vonë është arrestuar në afërsi të Durrësit, Koleci.
Ky i fundit ka deklaruar se nuk i ka parë policët e postbllokut dhe se ka qenë në gjendje të dehur. Policia ka hedhur dyshime për praninë e sendeve të ndaluara në mjet në momentin kur ka hasur pikën e kontrollit dhe kjo sipas burimeve ka bërë që drejtuesi të mos ndalë por të marrë përpara policët e patrullës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›