Abuzim me dekretimin per transferim te 24 prokuroreve
Prokuroria e Pergjithshme shkel hapur ligjin per emerimet dhe transferimet e prokuroreve ne rrethe. Rasti me i fundit i kesaj shkelje flagrante te ligjit eshte ai i ish-prokurorit te Beratit, Xhemal Saliaj, i cili ne nje dalje publike reagoi duke paditur kreun e Prokurorise se Pergjithshme per largim te padrejte nga detyra. Saliaj leshoi edhe sinjalin e pare te alarmit per transferimet e prokuroreve ne shkelje te ligjit. Burime te prokurorise pohojne se, me dekretin e Presidentit te Republikes te dates 17 prill 2012, bazuar ne propozimin e Prokurorit te Pergjithshem, jane kryer 24 transferime prokuroresh, kryesisht ne Tirane. Po sipas te njejtave burime, procedura e transferimit te tyre eshte bere ne kundershtim me ligjin e prokurorise. Kjo pasi transferimi i prokurorit, krahas pelqimit te tij, duhet t'i nenshtrohet edhe procedures se konkurrimit ne Keshillin e Prokurorise. Pikerisht kjo procedure konkurrimi nuk eshte zhvilluar ne asnje rast. Keshilli i Prokuroreve ka dhene mendim vetem per listen e perzgjedhur nga Prokurori i Pergjithshem, duke u ndodhur perpara faktit te kryer. Neni 10 i ligjit per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme ne Republiken e Shqiperise, ne piken 3 te tij, miratuar me konsensus pozite-opozite ne dhjetor te viti 2008, ndryshe nga rregullimet e meparshme ligjore, parashikon krahas pelqimit te prokurorit detyrimisht edhe zhvillimin e nje procedure konkurrimi. Kjo do te thote se ne transferimet e prokurorive, fillimisht duhej te shpalleshin vendet vakante dhe t'i jepet mundesia cdo prokurori te merrte pjese ne konkurrim, vecanerisht kur dihet se shumica e prokuroreve te rretheve jane te interesuar te transferohen ne Tirane.
Mendimi
Keshilli i Prokuroreve ka dhene mendim vetem per listen e perzgjedhur nga Prokurori i Pergjithshem, duke u ndodhur perpara faktit te kryer. Neni 10 i ligjit per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme ne Republiken e Shqiperise, ne piken 3 te tij, miratuar me konsensus pozite-opozite ne dhjetor te viti 2008, ndryshe nga rregullimet e meparshme ligjore, parashikon krahas pelqimit te prokurorit detyrimisht edhe zhvillimin e nje procedure konkurrimi.
Presidenti transferon 24 prokurore
Dy dite me pare, Presidenti Topi ka firmosur dekretin per transferimin e 24 prokuroreve. Sipas presidences, keto transferime jane bere ne mbeshtetje te nenit 149 pika 3 te Kushtetutes dhe te nenit 8, pika 2, germa "c" dhe nenit 24 pika 1 te ligjit nr. 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozim te Prokurorit te Pergjithshem. Nga 24 prokurore, 11 prej tyre jane marre nga rrethet dhe jane sjelle ne Tirane, 4 jane emeruar ne prokurorine e Durresit, 2 ne prokurorine e Shkodres dhe qarkullim prokuroresh ka pasur edhe ne Elbasan. Lushnje, Kurbin, Kavaje, Pogradec, Fier e Vlore.