E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrika i shpëton etjes, zbulohen burime gjigande uji

Afrikë- Shkencëtarët thonë se kontinenti i etur për ujë Afrika është ‘ulur’ mbi një rezervuar të madh ujërash nëntokësore.

Ata argumentojnë se vëllimi total i ujit në ujëmbajtëset tokesore është 100 herë më i madh se ai që gjendet në siperfaqe.

BBC jep sot harten e ekipit të shkencëtarëve e cila tregon me hollësi shkallen e potencialit të këtij burimi ujor të fshehtë.

Sot rreth 300 milionë njerëz në Afrikë konsideron se s’kanë qasje në ujë të pijshëm. Kërkesa për ujë të pijshëm është parashikuar të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme për shkak të rritjes së popullsië si dhe nevojes për ujitje në një vend shumë të thatë.

Ujërat e embla të lumenjve dhe liqeneve ja bërë subjekt përmbytjesh sezonale ose thatësirash që mund të kufizojnë disponueshmërinë e tyre për t’i shërbyer njerëzve dhe bujqësisë. Aktualisht vetëm 5% e tokes së punueshme arrin të ujitet.

Tashmë për herë të parë shkencëtarët qenë në gjendje të bëjnë një analizë të thellë të ujit që gjendet në kontinent, ata japin madje edhe sasinë e mundshme të këtij burimi nëntokësor për të gjithë zonën. ‘Ku ka rezerva të medha ujore është pikërisht Afrika veriore, në basenet sedimentare të medha si Libi, Algjeri dhe Çad’- tha Helen Bonsor, pjesë e ekipit të kërkuesve.

Kërkuesit thonë se hartat tregojnë së shumë vedne që deri sot janë etiketuar ‘me ujë të paket’ kanë rezerva të konsiderueshme të ujërave nëntokësore. Por ata tregohen të kujdeshëm se si do të realizohet qasja në to dhe hapja e puseve s’mund të bëhet paparë nevojen e kushteve lokale dhe shqyrtimin e saktë të tyre në zona të ndryshme. Por ato theksojnë se ka burime të mjaftueshme për të përballuar tekat e motit në Afrikë.

D.Bilbili/IDEA/

uj-ne-afrike HARTA-AFRIKE-EPR-UJIN

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›