E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: PS, frike mos u lexohen dhe mendimet

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e ka cilesuar debatin e nisur nga opozita mbi proceduren e zgjedhjes se anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise si "procedure" qe opozita do te perdore dhe per zgjedhjen e kreut te shtetit. Ne nje interviste dhene gazetares Sonila Meco ne televizionin "ABC News", Imami ka theksuar se votimi elektronik eshte i fshehte dhe nuk ka asnje argument qe ta rrezoje kete proces. Sipas tij, pergjate 20 viteve, Kuvendi ka votuar ne kete menyre dhe opozita nuk e ka kritikuar me pare kete proces. "Cefa eshte zgjedhur me vote te fshehte. Si elektronik dhe si joelektronik eshte e njejta gje", - tha Imami. Ai i eshte pergjigjur dhe deklaratave qe ka bere kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, i cili ka thekuar se votimi elektronik nuk eshte i fshehte. "Sa per ate te z. Ruci, une kam njohur njerez qe thoshin se Komiteti Qendror me kontrollon mendimet, cfare mund te them une. Nese votimi elektronik nuk eshte i fshehte, kjo duhet thene shume me parapara, keshtu eshte votuar prej vitesh", - tha Imami. Duke u ndalur ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit, Imami ka theksuar se e njejta taktike mund te ndiqet nga PS-ja, si ne rastin e anetarit te KLD-se. Sipas tij, kjo do te jete nje tentative qe do te demtoje gjithe procesin. Ai u shpreh se kjo taktike eshte humbese, pasi mazhoranca eshte solide. "Opozita synon te bllokoje procesin e zgjedhjes se presidentit. Do te ishte gabim dhe do te humbnin prape, por e rendesishme eshte qe do te kishte kosto per vendin", - tha Imami. Kreu i Ministrise se Mbrojtjes u eshte pergjigjur dhe akuzave qe jane ngritur nga ana e opozites ne lidhje me emerimet ne ushtri. Ai ka theksuar se gjithe debati i opozites eshte ngritur mbi nje gabim procedural, i cili tashme eshte zgjidhur dhe sqaruar mes Presidences dhe Ministrise se Mbrojtjes. Ai ka theksuar se lideri i opozites ka bere deklarata te papergjegjshme ne lidhje me funksionimin e ministrise se Mbrojtjes. "Rama ben deklarata te papergjegjshme per ceshtjen e sigurise. Nese eshte nje gabim material i nje nepunesi, opozita mund te pretendoje gjithcka. Ky eshte nje lapsus i thjesht burokratik. U korrigjua menjehere. Institucionet e perfshira gjeten menjehere gjuhen", - u shpreh Imami. Ministri i Mbrojtjes ka folur dhe per reformat ne ushtri dhe privatizimin e disa pronave, duke theksuar se eshte nje proces qe eshte parashikuar prej vitesh ne strategjine e forcave te armatosura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›