E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreca në polici: Politikanët tani e tutje të kenë kujdes se hanë edhe plumbin

Share

Pas deklarimeve të Gjergj Ndrecës, ish- i përndjekuri që u bë i famshëm për sulmet mbi disa zyrtarë, se të enjten do godasë një ministër, ai është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje. Siç raporton e përditshmja Panorama, në komisariat ai ka deklaruar se politikanët tani e tutje duhet të kenë kujdes. Asnjë pyetje nuk më është bërë në lidhje me incidentet e mëparshme dhe nuk është e vërtetë që jam shoqëruar për detyrim paraqitje, sipas vendimit të gjykatës. Orari që më ka vënë gjykata është e vërtetë që është çdo të hënë, por në orën 12:00. Ndërsa në komisariat më kanë telefonuar në orën 6:00 të mëngjesit, aq sa mu trembën edhe fëmijët. Kur u futa në komisariat më vunë përpara gazetën Panorama dhe nisën të më bëjnë pyetje rreth intervistës. U thashë disa herë që u përmbahem deklarimeve të mia, por u kërkova që të shënojnë edhe diçka tjetër: deri tani i kemi ofenduar politikanët, u kemi dhënë ndonjë grusht. Por tani e tutje të kenë kujdes pasi do ti vrasim. Do të marrin plumbin në ballë dhe funeralet do të kenë punë për 140 ditë, ka thënë Ndreca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›