E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, vendimi për Gërdecin jepet në 12 mars

Nga procesi i Gërdecit

TIRANE- Gjykata e Tiranes ka shtyre seancen e dhenies se verdiktit per te akuzuarit e tragjedise se Gerdecit.

Ne nje njoftim te fundit mesohet se vendimi do te jeper ne daten 12 mars dhe shtyrja behet per shkak te kompleksitetit te ceshtjes.

Pretenca

Organi i akuzes ka kerkuar deklarimin përgjegjës dhe fajtorë për tragjedinë për 28 nga 29 të pandehurit e dosjes. Vetëm për të pandehurin Lavdi Shatro, prokuroria tërhoqi akuzën dhe i ktheu aktet në prokurori për hetimet të mëtejshme.

Prokuroria kerkoi tri birgime perjete, per te pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, ndersa kerkoi dënimin me 23 vjet burg për të pandehurin Ngjeci.

Prokuroria nuk u kursye në vitet e burgut edhe për ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vjet burg dhe 5 vjet ndalim për ushtrimin e detyrës për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Ndalim të së drejtës për ushtrimin e detyrave shtetërore për 5 vjet u kërkua edhe për ish-komandantin e Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, për të cilin prokuroria kërkoi dënim me 8 vjet burg.

Nga 8 vjet burg u kërkuan edhe për Shkëlzen Madanin e Dashnor Çaushin. Për ish- drejtuesin e Komandës Mbësh- tetëse, Zija Bahja, u kërkua 6 vjet burg, ndërsa për ish-ushtarakun e lartë të FA, Agim Lala, u kërkua dënim me 4 vjet burg. Sipas prokurorisë, pothuajse për të gjithë të pandehurit u kërkua heqje e së drejtës për të ushtruar detyrë shtetërorë apo publike në harqe kohore që varionin nga 2 deri në 5 vjet.

Të pandehurit ish-shtarakë akuzoheshin për shpërdorim detyrë nga kuadri komandues. Për shoqërinë Alba- demil shpk, si person juridik, prokuroria kërkoi gjobitjen e saj me 75 milionë lekë, si edhe me heqjen e së drejtës të ushtrimit të çdo lloj veprimtarie që ka lidhje me armët dhe municionet luftarake dhe lëndët plasëse për një periudhë kohe 20 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›