Durrës, arrestohen për vjedhje dy oficerë kredie
Dy punonjës banke janë arrestuar në Durrës për shpërdorim detyre. Ardian Asllani 44, vjeç, dhe Nelion Delliallisi, 29 vjeç, akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh.
Dy të arrestuarit punonin si oficerë kredie në një bankë dhe gjatë periudhës prill qershor 2011 kishin marrë nga debitorët shuma të ndryshme parash, të cilat në vend që ti kalonin në llogarinë e bankës, i kanë përfituar për vete.
Parregullsitë janë vënë re nga banka, e cila ka bërë një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Ndërkohë, po hetohet mbi mundësinë e përfshirjes së të tjerë personave në këtë çështje. / G.N.