E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzim me fëmijët në Irlandë

Dublin - Një hetim i gjatë rreth abuzimit me fëmijët në disa institucione të Kishës Katolike në Irlandë ka arritur në përfundimin se në to ka patur raste të shpeshta të rrahjeve, përdhunimit dhe poshtërimit.

Më shumë se 2000 fëmijë i kanë thënë Komisionit të hetimit për abuzime me fëmijët se ato kanë vuajtur abuzim seksual dhe fizik.

Raporti që bazohet në dëshmitë e mijëra viktimave dhe zyrtarëve në pension thotë se në institucionet e djemve, përdhunimi dhe ngacmimi seksual ka qenë endemik.

Vajzat që ishin nën vëzhgimin e murgeshave, kanë përjetuar më pak abuzim seksual, por edhe ato kanë qenë pre e sulmeve fizike dhe poshtërimit.

Institucionet që përmenden në raport janë mbyllur në vitet 90.

Drejtuesi i Kishës Katolike për Anginë dhe Uellsin, Vincent Nichols, tha se ata që kishin kryer aktet e dhunës dhe abuzimeve duhej të jepnin "llogari", pavarësisht periudhës se kur kishin ndodhur këto abuzime.

Start/BBC

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›