E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuere flet për liberalizimin e vizave

Shkup - Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shkup, Ervan Fuese, duke folur për liberalizimin e vizave, theksoi se Komisioni Evropian do të ftojë Maqedoninë për këtë proces. “Kishte shumë spekulime. Do të përsëris se raporti është dorëzuar tek vendet anëtare dhe gjatë javëve të ardhshme Komisioni Evropian do të dorëzoj rekomandimin për liberalizimin e vizave”, deklaroi Fuere.

Ai theksoi se progresin e ka vërejtur edhe komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oli Ren i cili ka thënë se Madonia është lidere e rajonit dhe progresi i saj është pranuar nga institucionet kompetente të BE-së. Maqedonia pret, në bazë të të arriturave të veta dhe vlerësimeve nga KE-ja, vendimi për heqjen e barierës së shengenit për qytetarët e Maqedonisë të fillojë të zbatohet nga fillimi i vitit 2010.

Republika e Maqedonisë në katër sferat për të cilat ishte vlerësuar, sipas burimeve diplomatike në bruksel dhe në Shkup, mori dy pesëshe dhe dy katërshe. Notën pestë e fitoi për bllokun e parë që ka të bëjë me sigurinë e dokumenteve personale dhe për bllkun e katërt për të drejtat fundamentale, i cili i përfshin masat nga sfera e antidiskriminimit dhe pjesët e lidhura me politikën rome.

Për bllokun numër dy, i cili ka të bëjë me riadmisimin dhe migrimin ilegal, i cili e përfshin sistemin e menaxhimit kufitar dhe për bllokun numër tre për rendin publik dhe sigurinë, përkatësisht për luftën kundlr krimit të organizuar dhe korrupsionit është marrë nota katër. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›