E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje Kosovë-KE, prej 60 milionë eurosh

Prishtinë -Midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Kosovës, është nënshrkuar një marrëveshje për financimin e sigurimeve, me shumë 60 milionë eurove për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës sipas programit vjetor të Komisionit Evropian, Instrumentit për Para-Anëtarësim. Shefi i zyrës së KE-së në Prishtinë, Renzo Davidi dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjen e financimit prej 60 milionë eurosh të cilat do të përdoren për financimin e shumë projekteve tjera zhvillimore.

Shef i zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, tha se KE mbetet i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e Kosovës. Nga 60 milion eurot, 25 milionë do të shpenzohen për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë , 25 milion tjera janë mbështetje për projektet infrastrukturore ndërsa 10 milion do të shkojnë në fondin e Mirëbesimit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbështetje për Menaxhimin e Borxheve.

Këto mjete janë pjesë e fondit prej 508 milion eurosh që e ka bërë Komisioni Evropian në Konferencën e Donatorëve për Kosovën që është mbajtur vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›