Serbët e Kosovës protestë kundër Biden
Mitrovicë -Ardhja e zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden do të pritet me protesta nga serbët e Kosovës. Prostesta do të zhvillohet në Mitrovicë, pranë urës së Ibrit. Një nga organizatorët e protestës, Marko Jakshiç, nga i ashtuquajturi “Kuvend i Bashkësive të Komunave Serbe të Kosovës”, ka thënë se Biden është “njeriu kryesor për bombardimin dhe ndarjen e Kosovës nga Serbia”. Ai ka deklaruar se serbët me protesta do të “theksojnë efektin e vërtetë të Bidenit”.