E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e USHT-së, reagojnë ndaj Ademit

Tetovë - Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të nëkryetarit të Qeverisë, Abdilaqim Ademi. Ne studentët e USHT-së vendosëm që sot përmes kësaj konference me gazetarët të përgënjeshtrojmë deklaratën e zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi dhe theksojmë se jemi mjaft të ofenduar ngase ne nuk manipulohemi nga askush e aq më pak qeveria e RM.

Kjo është theksuar nga zëdhënësi i PS-të USHT-së, Ylber Jahiu, duke shtuar se studentët e USHT-së nuk janë në vijë politike me asnjë subjekt politik dhe se është kërkuar mbështetje nga të gjitha subjektet politike, shoqatat e dala nga lufta dhe të gjitha organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për protestën kundër diskriminimit të USHT-së që do të organizohet nesër në Tetovë.

“Ne nuk kemi mbështetjen vetëm të PDSH-së, por edhe të partive të tjera dhe shoqatave të ndryshme si BDK, PPD, DR, BDSH, SHVL-UCK Kalaja, Shoqata e të përndjekurve dhe të dëmtuarve politik, prof. dr. Fadil Sulejmani, analist politik dhe shumë intelektual shqiptarë. I nderuar zv. Kryeministër nuk është e vërtetë se USHT-së nuk ka dashur ti shrfytëzoj 40 miloin denarët e dedikuara për ndërtimin e objektit të USHT-së edhe pse sipas ligjit qeveria është e obliguar që ato mjete ti lëshojë ç’do 3 muaj në llogarinë rjedhëse të USHT-së. Edhe përkundër kërkesës së njëpasnjëshme nga ana e USHT-së kjo nuk ka ndodhur”, theksoi përfaqësuesi i studentëve Jahiu.

Sipas tij, si mund ti shfrytëzohen ato mjete nëse USHT-ja injorohet në mënyrë permanente që nga fillimi i viti 2009 e gjer më sot. “Ne studentët shqiptarë ftojmë të gjithë shqiptarët që ditën e nesërme më (21.05.2009 e Ejte ) të mbështetin protestën dhe të mos lejojmë të na përsëritet 1994. Ne ndjehemi mjaft të diskriminuar si student duke pasur parasysh se në USHT ka edhe 20% student të nacionalitetit maqedon. Ftojmë edhe zv. kryeministrin dhe subjektin të cilit ai takon që të nesërmen të dalin në vijë me studentët për të mbrojtur këtë tempull të diturisë”, theksoi Ylber Jahiu.(ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›