Haradinaj: Vizita e Biden në Kosovë, historike
Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si historike vizitën në Kosovës, të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. “Këtë vizitë, e konsiderojmë mbështetje dhe përkrahje për shtetin e Kosovës, dhe në të njëjtën kohë e marrim si një përgjegjësi shtesë për punën e mëtutjeshme në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, ku vlerat universale si sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut duhet të jenë udhërrëfyesi i institucioneve dhe shoqërisë së vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.
AAK – siç thuhet në kumtesë - çmon lartë kontributin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe në veçanti për përkrahjen e madhe që po e marrim në procesin e shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës. /telegrafi/start