E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzim më të burgosurit afganë

Thuhet se të gjitha abuzimet janë bërë pasi është zgjedhur president i SHBA’së, Barack Obama, i cili kishte premtuar se do e ndalonte torturën nëpër burgje.

Ushtria amerikane ka refuzuar të tregojë nëse ekziston një vend sekret dhe ka thënë se do të hulumtojë rastet e reja të deklaratave të këtyre dëshmitarëve.
Bagram është vendi ku thuhet se ekziston një burg kundërthënës me qindra njerëz, por tani ata janë zhvendosur në një kompleks tjetër.

Burgu i vjetër ishte i njohur për abuzime që ishin deklaruar nga të burgosurit e torturuar.
Por, dëshmitarët kanë thënë për BBC se ata kanë dëshmi të shkruara që abuzimi vazhdon, por tani në mënyrë të fshehur.

Humbja e gjurmëve

“Ata e quajnë këtë vend, ‘Vrimë të Zezë”, thotë Ser Agha, e cila ka kaluar gjashtë ditë burg në vjeshtë të vitit të kaluar.
“Kur ata na lirojnë na thonë që mos të tregojmë tregimet tona jashtë, sepse do e dëmtojmë vetveten”.

Ser Agha dhe të tjerët që janë intervistuar thonë se qelitë ku kanë ndenjur kanë qenë shumë të ftohta.

“Kur kam dashur të fle, kam filluar që të dridhem, por ashtu duke u dridhur kam recituar ajetet e shenjta të Kura’an’it”, thotë ajo.
Por, të flesh, sipas të burgosurve, ishte qëllimisht i ndaluar nga zyrtarët e burgut.

“Nuk kam mundur të fle, askush nuk ka mundur të fle, sepse ishte një makinë e cila vazhdimisht bënte zhurmë”, thotë Mirwais, i cili ishte mbajtur në këtë burg sekret për 24 ditë.
“Ishte një kamerë e vogël në qelinë time dhe nëse ju flinit, ata vinin dhe ju shqetësonin”, shton ai.

Të burgosurit të cilët janë intervistuar ndaras, të gjithë tregojnë të njëjtin tregim. Shumica e tyre thonë se janë rrahur nga ushtarakët amerikanë kur janë arrestuar para se të dërgoheshin në burg.
Mirwais ka gjysmën e dhëmbëve të thyer, për të cilët, thotë ai, ishin pasojë e goditjes me armë nga ushtarët amerikanë.

Askush nuk ka thënë se ata janë vizituar nga Komuniteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq gjatë burgimit të tyre dhe të gjithë thonë se familjet e tyre nuk kanë ditur se ku janë ata.
Në një qeli të vogël, thonë të burgosurit, një dritë ka qenë gjithmonë e ndezur. Ata thonë se nuk e kanë ditur se kur ka qenë ditë apo natë.

Mirwais thotë se ai është dashur të vallëzojë me muzikë që e lëshonin ushtarët amerikanë dhe shumicën e herëve e kanë detyruar që këtë ta bëjë në WC.
Ish-i burgosuri thotë se ata janë burgosur në një burg sekret para se të dërgohen në qendrën kryesore të burgimit në bazën ajrore në Bagram, ku gjendet një kompleks i ri i quajtur Parwan.

Të burgosurit e Bagramit janë dërguar në kompleksin Parwan nga burgu famëkeq i vjetër i Bagramit që ishte hapur në fillim të këtij viti.
Në vitin 2002, dy të burgosur janë vrarë në burgun e Bagramit përderisa të arrestuarit e tjerë janë rrahur brutalisht nga ushtarakët edhe pasi janë liruar.

Burgu i ri

BBC’së i është lejuar që të rrijë në burgun e Bagramit për rreth një orë.

Kjo ishte njëra prej mundësive të para për një të huaj që të shikojë burgun e Bagramit, qëkurse ai ishte themeluar në Bagram, pas sulmeve të 11 Shtatorit.
Në burgun e ri, të burgosurit lëvizin me anë të disa karrigeve me rrota dhe me njerëz me sy të zgurdulluar dhe me mikrofona të fiksuar në veshë.

Ata që i kanë sytë e tillë dhe kanë mikrofona në veshë, bëhet me qëllim që ata mos të dëgjojnë të tjerët çfarë flasin. Gjithsecili i burgosur ka pranga në duar dhe këmbë të lidhura.
Të burgosurit mbahen në 56 qeli, të cilat të burgosurit i quajnë “kafaze”. Hyrja e burgut është e bërë nga rrjetat, tavani është i pastër, ndërkaq tri muret përreth janë të ngurtë.

Rojat mund të shikojnë se çfarë bëhet në qeli.
BBC’së, i është thënë nga ushtria që të vërë syze mbrojtëse kur ecin nëpër lakun e qelive të të burgosurve që ndonjëherë ka erë të jashtëqitjeve apo spermë të rojeve.
Në hyrje të të burgosurve ka një pikturë që është bërë nga ata.

Ushtria amerikane kanë pranuar se 80 për qind e të burgosurve në Bagram nuk kanë lidhje të forta me terroristët. Ata janë në proces të lirimit të tyre gjersa të hetohet edhe veprimtaria e tyre nga Ministria e Brendshme.
Të burgosurit kanë përfaqësues ushtarakë, pra nuk kanë avokatë.

“Deri në këtë datë, asnjë i burgosur që ka qenë në Bagram nuk është vizituar nga ndonjë avokat”, tha Tina Foster, e cila është përfaqësuese e disa të burgosurve në burgun e Bagramit dhe deri më tani ka arritur të përgatitë vetëm gjysmën e dosjeve të tyre. Të burgosurit e “Guantanamo Bay” kanë pasur mundësi të takohen me avokatët e tyre.

Rreth 100 të burgosur janë liruar nëpërmes këtij procesi, por për shkak të burgosjeve të mëdha, tani numri i të burgosurve në Parwan është rritur në 800, më shumë se 650 se ishin në shtator të vitit 2009.
Dyshimeve të gazetarëve se ka abuzime në këtë burg sekret të bazës amerikane në Bagram, ushtarakët iu janë përgjigjur negativisht duke thënë se nuk ka ndonjë burg sekret në këtë bazë.

“Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë. Ky është i vetmi burg në Afganistan”, ka thënë zëvendës-admirali i ushtrisë amerikane, Robert Howard, i cili është përgjegjës për burgun e përkohshëm në Parwan. Ushtria amerikane ka premtuar se do të bëjë hetimin nëse ndonjë i burgosur është abuzuar nga ushtarët e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›