Eroglu president i ri i Qipros së Veriut
Dervis Eroglu, kandidat konservator, është zgjedhur dje në rrethin e parë për president të ri të Qipros së Veriut, pjesës së ishullit të ndarë të banuar me turq, që nuk është njohur ndërkombëtarisht, ka njoftuar komisioni zgjedhor i këtij vendi mbi bazë të votave gati plotësisht të numëruara.
Sipas rezultateve të publikuara pas 98.5 për qind të votave të numëruara, Eroglu ka fituar 50.3 për qind të votave, kurse presidenti i deritashëm Mehmet Ali Talat ka fituar 42.8 për qind.
Analistët frikësohen se rezultatet e zgjedhjeve do të mund të ndikojnë në të ardhmen e bashkimit të Qipros, pasi presidenti në largim ka qenë ithtar i bashkimit të ishullit, derisa Eroglu angazhohet për dy shtete të pavarura.
Qipro është i ndarë nga viti 1974, në pjesën greke dhe atë turke, pas intervenimit ushtarak turk në veri të ishullit.
Në fjalimin e mbajtur para përkrahësve të tij, menjëherë pas publikimit të rezultatit zgjedhor, Eroglu siguroi se do t'i vazhdojë bisedimet me qipriotët grekë për ribashkimin politik të ishullit mesdhetar.
Por, deri tani Eroglu këmbëngulte për sovranitetin e pjesës turke, sovranitet ky i cili refuzohet nga grekët e Qipros, të cilët e përfaqësojnë ishullin në arenën ndërkombëtare .