E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet, 4 zyrtare te naftes nen akuze

BERAT- Prokuroria e Beratit merr nen akuze per "shperdorim detyre", "vjedhje" dhe "falsifikim", kater zyrtare te Ndermarrjes se Perpunimit te Naftes ne Kucove, perfshi edhe drejtorin e institucionit. Shkak eshte bere abuzimi me nje shume prej rreth 800 mije lekesh te reja te dhena si rroge, shperblim dhe per sherbime te tjera ndaj nje ish-zyrtari inxhinier nafte qe prej dy vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por paguhej sikur ishte ne pune. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te Prokurorise se Beratit dhe vete kreu i organit te akuzes, Xhemal Saliaj. Personi qe dyshohet se ka perfituar leket, te pakten sipas dokumenteve, eshte Sokol Kryethi, pergjegjes i zyres se punesimit ne NPNK-se Kucove, i cili prej vitit 2007 figuron emigrant ne SHBA me Lotari Amerikane se bashku me familjen. Te tjeret nen akuze qe kane sajuar gjithcka jane Stiliano Thomaj, me detyren specialist i pagave te normave, Romeo Arizi, pergjegjes punesimit te administrates dhe Rustem Buhrani, aktualisht drejtori i Ndermarrjes se Perpunimit te Naftes.
Burime nga prokuroria bene me dije se hetimet per zyrtaret, perfshi dhe drejtorin Buhrani, kane nisur prej nje viti ne kete ndermarrje pas sinjalizimeve se ish-pergjegjesi i zyres se punesimit te administrates, aktualisht emigrant, merrte aktualisht pagen, megjithese prej dy vitesh kishte emigruar ne SHBA. Nga verifikimi i dokumentacioneve rezultoi se nepermjet falsifikimit te firmave dhe dokumentacioneve eshte terhequr rroga e Sokol Kryethit me vlere rreth 300 mije leke te reja. Periudha e perfitimit eshte 2007-2009, kurse me tej ka perfituar edhe sherbimet shtese me vlere 500 mije leke te tjera. "Sherbimet shtese jane perfituar nepermjet falsifikimeve", konfirmuan zyrtare te prokurorise. Dhe ne keto veprime kane qene te perfshire zyrtaret e mesiperm dhe ka qene ne dijeni drejtori i ndermarrjes. Kreu i Prokurorise Berat ka thene se keta persona kane shperdoruar detyren, vjedhur leket e arkes se shtetit dhe falsifikuar dokumentacionet. Te kater te dyshuarit jane marre nen hetim per tre akuzat e mesiperme, ndersa pritet qe dosja t'i delegohet gjykates per proces.

Te dyshuar:
Rustem Buhrani, drejtor i ndermarrjes, Kucove
Sokol Kryethi, ish-pergjegjes zyre, SHBA
Stiliano Thomaj, specialist i pagave, Kucove
Romeo Arizi, pergjegjes punesimit, Kucove
Akuzat e ngritura:
"Shperdorim detyre"
"Vjedhje ne bashkepunim"
"Falsifikim dokumentesh"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›