Ngrohet koha, trafikantet i kthehen biznesit me klandestinet
KORCE- Policia e qarkut te Korces nis operacionet anti-klandestine ne brezin kufitare me Greqine dhe Maqedonine. Rritja e temperaturave dhe permiresimi i ndjeshem i kushteve atmosferike ditet e fundit kane kthyer edhe emigrantet e paligjshem ne ritualin e tyre te kalimit te kufirit si klandestine. Burime zyrtare bene me dije se nisen dje operacionin e koduar "Lugina e Vernikut", duke bere te mundur arrestimin e anetareve te nje grupi klandestine prej pese personash. Ne pranga ka perfunduar organizatori i ketij grupi trafikantesh Zenel Coka, si dhe dy bashkepunetore te tij e dy taksiste. Nderhyrja e bluve te Korces eshte bere ne momentin e duhur, pasi kane mundur te ndalojne bashke me organizatoret e trafikut edhe 14 klandestine. Shuma qe cdo person paguante per te kaluar kufirin shkonte nga 300 deri ne 500 euro. Burime zyrtare thane se ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes, u ndaluan pervec Zenel Cokes, 37 vjec, i denuar me pare per kete veper, edhe te Gazment Mucaj, 31 vjec, Njazi Lamaj, 34 vjec, Genci Muceku, 38 vjec, Besnik Vlashi, 37 vjec, te gjithe banues ne Tirane. Te dyshuarit jane mbajtur nen mbikeqyrje per dy muaj me radhe, ndersa u sekuestruan dy automjete te cilat sherbenin per transportin e klandestineve, dy pasaporta dhe 5 cope telefona celularesh. Ndaj te dyshuarve u ngrit akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne bashkepunim". Nderkohe qe po dje, ne Pogradec, u kapen ne flagrance te rinjte B. B., 23 vjec, banues ne Librazhd, A. S., 21 vjec, banues ne Dragot te Elbasanit, te cilet do te kalonin nga Maqedonia per ne Greqi. Ne kerkim eshte shpallur Afrim Rabici, 21 vjec, banues ne Karkavec, i cili i ndihmonte per te kaluar kufirin.
Te arrestuar:
Zenel Coka, 37 vjec
Gazment Mucaj, 31 vjec
Njazi Lamaj, 34 vjec
Genci Muceku, 38 vjec
Besnik Vlashi, 37 vjec
Ne kerkim:
Afrim Rabici, 21 vjec