E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonin me pistoleta ne brez, dy te ndaluar

Dy persona qe qarkullonin lirshem te armatosur jane arrestuar dje nga policia e Beratit, ndersa ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy pistoleta dhe nje sasi e madhe fishekesh. I pari eshte ndaluar Ilirjan Dyli, 41 vjec, i denuar me pare, pasi ne adrese te tij kishte denoncuar nje grua me inicialet K. Gj., per kanosje dhe kercenime. Gjate kontrollit fizik dhe ne banese, te dyshuarit i jane gjetur nje arme pistolete "TT" dhe 520 fisheke qe i mbante pa leje, ne lagjen "13 Shtatori" te Beratit. Po dje eshte kapur edhe 38 vjecari Gentjan Kondi, banues ne fshatin Starove, i denuar me pare. Gjate kontrollit te makines se tij tip "Benz" me targa BR3838B, ne lagjen "Muzakaj", iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale pistoleta "HS" dhe 12 fisheke qe i mbante pa leje. Dy te dyshuarit jane izoluar ne qelite e paraburgimit ne pritje te veprimeve te tjera hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›