E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet e gjyqtareve Spahiu Te ndryshoje kodi penal

Gjyqtaret nuk respektojne ligjet gjate shqyrtimit te procedimeve penale,duke cenuar cilesine e dhenies se drejtesise. Konstatimi vjen nga nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, pas inspektimit ne gjykatat e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda të 166 dosjeve penale.

“Kryesisht Inspektoriati ka konstatuar këto parrëgullsi: moszhvillimin e gjykimeve të pandërprera, shtyrjen e gjykimit më shumë se afati 15-ditor i parashikuar nga ligji, dorëzimin e vendimeve të arsyetuara përtej afateve proceduriale t5ë parashikuara nga kodi I procedurës, mosraportim tek organet përkatëse tek prokurorët dhe avokatët të cilët shtyjnë pa shkak ose me qëllim seancat gjyqësore”- tha Spahiu.

Shkeljet e konstatuara KLD ia ka parcjelle Ministrisë së Drejtësisë,si institucioni i vetem qe mund te ndeshkoje gjyqtaret me masa disiplinore deri ne shkarkim nga detyra. Kreshnik Spahiu,beri te ditur edhe propozimet ne Kodin e Procedures penale,per te permiresuar menaxhimin e procesit gjyqesor.

“Rritja e kompetencave të gjykatës për marrjen e masave ndaj avokatëve, uljen e kuorumit të gjyqtarëve si për disa lloje veprash penale ashtu dhe për gjykatën e krimeve të renda, përcaktimin e një kuorumi për vendimet unifikuese, kufizimin e së drejtës së gjykatës së Apelit për të dërguar çështjen për rigjykim me qëllim që të marrin fund kalvaret e çështjeve nga njëra shkallë tek tjetra, përcaktimin e së drejtës së gjykatës për të pushuar disa çështja penale, etj”- tha Spahiu.

300 çeshtje penale qe u perkasin viteve 2007- 2008 jane kontrolluar nga ispektoret e inspektoriateve prane KLD-se dhe Ministrisë së Drejtësisëne 5 gjykata te vendit. Ndonese ne KLD mberrijne propozime per masa disiplinore ndaj gjyqtareve qe ka kryer shkelje ato perfundojne thjesht në statistika.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›