E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Wollfarth Kolegji te vendose i pavarur. Mbyllni Tiranen Ndryshoni Kodin

Një ditë para se Kolegji Zgjedhor të zhvillojë përballjen e fundit ligjore për kryebashkiakun e kryeqytetit. Ambasadori i OSBE-së i është drejtuar zyrës së presidentit. Gjatë diskutimit me diplomatit e huaj, kreu i shtetit ka vënë në dukje se ka ardhur momenti për të dhënë një rezultat për 8 majin.Po ashtu sipas presidentit të gjitha palët duhet të presin me qetësi gjykimin përfundimtar të institucioneve të pavarura ligjore, konkretisht Kolegjit Zgjedhor, gjykim i cili duhet të jetë i paanshëm, i pandikuar politikisht.

Pas mbylljes së procesit të stërzgjatur të 8 majit, dy personalitet vunë në pah nevojën për të ndërhyrë në kod. Sipas faqes zyrtare të presidencës, Topi dhe Wollfarth kanë hedhur idenë e nisjes sa më shpejt të punës me konsensus dhe dialog ndërpartiak për reformimin e Kodit në fuqi dhe përmirësimin e mangësive të tij aktuale. 

Në këto momente duhet të funksionojë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës në mënyrë që të zbatohen standardet e vërteta të drejtësisë mësohet të kenë thënë dy personalitetet, për të cilët është e domosdoshme vendosja e dialogut ndërpartiak.

Ky është takimi i rradhës i presidentit Topi me ambasadorët e huaj, pas zgjedhjeve lokale. Takim i cil vjen një ditë para se gjykata e zgjedhjeve do të japë verdiktin për kryeqytetit dhe të mbyllë në këtë mënyrë rezulatatet për drejtuesit vendorë në 4 vitet e ardhshme.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›