Shfrytezimi i pyjeve Mediu- kompanive Plotesoni kriteret
Kompanitë që shfrytëzojnë lëndën drusore përdorin një teknologji të vjetëruar, por edhe jashtë kritereve të atyre që parashikohet në lejen 1-vjeçare që kanë për shfrytëzimin hapësirave pyjore. Kjo ka qënë deklarata e kreu të Mjedisit, Fatmir Mediu i cili u shpreh se për kontrata të gjata koncesionare me kompanitë duhet që të plotësohen të gjitha detyrimet në të kundërt ato do të marrin edhe ndëshkimin e duhur.
“Kemi shumë kompani të cilat shfrytëzojnë pyjet, mbi 250, të cilat në shumë raste nuk kanë as teknologjinë as standartet dhe as nivelin profesional të gjykimit të drejtë për shfrytëzimin e pyjeve. Ka ardhur koha që ndoshta ne duhet të shikojmë në një marrëdhënie me afatgjatë koncensionare, por sidomos me firma të cilat duhet të kenë kritere të qarta të teknologjisë që përdorim. Padyshim edhe një mbështetje të qartë dhe një garanci të qartë financiare. Duhet patjetër që ato të garantojnë në sipërfaqe që I shfrytëzojnë të gjithë logjistikën e nevojshme për mbrojtjen e pyjeve karshi zjarreve”- tha Mediu.
Ministri i Mjedisit tha se komunat dhe bashkitë të cilat janë pjesë e decentralizimit të sipërfaqeve pyjore duhet të mos neglizhojnë detyrimet që ju ngarkohen.
“Transferimi i pyjeve, shpesh shoqëruar me transferimin e pyjeve joproduktivë që do të thotë që mungesa e interesit e drejtëpërdrejtë në nivel komunal për atë që ne i transferojmë. Pra, një mungesë interesi për t’i menaxhuar ato drejt”- tha Mediu.
Aktualisht nga ministria e Mjedisit drejt pushtetit vendor kanë kaluar për administrim rreth 66 mijë hektarë. Kreu i Mjedisit tha se në shfrytëzimin e pyjeve pa kriter ndikojnë përdorimi ende në masë të madhe i tyre për dru zjarri, ndërkohë që vitet e fundit kërkimet për minerale kanë ndikuar negativisht në hapësirat pyjore.
Edlira Sulejmani