Rikthehen temperaturat e larta ne fundjave
Mot me diell, por herë pas here edhe rreshje shiu, edhe pse në intervale të shkurtra , duke sjellë për pasojë edhe temperatura më të ulta. Por kjo situatë sinoptike e paqëndrueshme në këto ditë të para të muajit korrik nuk do të vazhdojë gjatë pasi në fundjavë do tju rikthehemi temperaturave deri në 37 gradë celcius dhe moti me diell në të gjithë territorin e vendit.
“Parashikohet që kjo paqëndrueshmëri të jetë deri në mesjavë, deri të mërkurën dhe të enjten. Më pas, dita e premte dhe fundjava do të risjellë motin e kthjellët dhe temperaturat e larta, ditët e nxehta, duke qenë se do të kemi edhe një qarkullim të masave ajrore nga veriu I Afrikës. Parashikohet që nga dita e nesërme të kemi një rritje të lehtë dhe graduale në vlerat e mëngjesit e të mesditës, ndërkohë që fundjava do të sjellë rritje të ndjeshme, sidomos në temperaturat maksimale, duke bërë kështu që temperaturat të shkojnë edhe 36 aop 37 gradë celcius”- thotë meteorologia Lajda Porja.
Megjithatë thonë meteorologët gjatë muajit korrik dhe gusht do të kemi paqëndrueshmëri të situatës sinoptike duke sjellë rreshje shiu, por këto në sasi të pakta krahasuar me orët me diell, favorizuese për ata që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar.
Edlira Sulejmani