Nismë për krijimin e kartës elektronike të shëndetit
03/03/2010 Reforma në shëndetësi
Kryeministri Berisha mbledh grupin e punës për të diskutuar mbi zbatimin e nismave për dixhitalizimin e të dhënave që i përkasin sektorit shëndetësor në vend. Çështja kryesore e diskutuar në këtë mbledhje ishte krijimi i kartës elektronike të shëndetit, si një element jetik për shëndetin e qytetarëve. Nëpërmjet kësaj karte, jo vetëm që do të sigurohet shërbim më cilësor kundrejt pacientit, por edhe këta të fundit do të jenë të informuar në lidhje me shërbimet që marrin. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua gjerësisht mbi informatizimin e të dhënave në shëndetësi dhe mbi nevojën dhe përparësinë e trajnimit dhe shkollimit përmes kurseve të posaçme të personelit mjekësor me praktikat e reja dixhitale. Kryeministri u shpreh se do të krijohen me shpejtësi hapësirat e nevojshme të trajnimit të personelit mjekësor, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me AKSHI-në dhe për këtë Qeveria do të zbatojë politika agresive për të përshpejtuar afrimin e Shqipërisë në moshën dixhitale, në të gjithë sektorët. Në këtë mbledhje merrnin pjesë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha; ministri i Shtetit, Genc Pollo; ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme dhe ekspertë të fushës.