Del makina nga rruga, aksidentohen atë e bir
ELBASAN Udhëtonin në aksin rrugor Elbasan-Peqin, aksidentohen atë e bir. Ngjarja ndodhi dje paradite në afërsi të fshatit Papër. Mjeti me targë angleze ET 05 BHZ, i drejtuar nga shtetasi Shefki Boja, 52 vjeç, nga fshati Shtërmen, humb drejtimin si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi dhe del duke u përplasur disa herë në anë të rrugës. Për pasojë mbetet i plagosur vetë drejtuesi dhe djali i tij Endri Boja, 20 vjeç. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia e qarkullimit rrugor, e cila ka dërguar në spital atë e bir. Nga të dhënat e para rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të tij. Ky është aksidenti i pestë brenda kësaj jave në Elbasan.