E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, fushatë sensibilizuese në ndihmë të banorëve të përmbytur

Bashkia e Tiranës lançon zyrtarisht fushatën sensibilizuese për t'u dalë ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në veriun e vendit . Të gjithë qytetarët, mund të hedhin kontributin e tyre në kutinë e vendosur pranë Bashkisë së Tiranës, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 ku më pas lekët do të kalojnë tek një llogari bankare.
Por edhe të gjithe kryeqytetasit, mund të japin kontributin e tyre edhe në vlera materiale , si veshmbathje lodra e ushqime në njësite bashkiake të Tiranës.
Ndërkohë, këshilltarët socialist të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë ofruar rrogat e tyre mujore për t'u dalë në ndihmë banorëve të përmbytur.
Të parët që dhanë kontributin e tyre për të përmbyturit, ishin punonjësit e administratës së bashkisë dhe të njësive bashkiake të kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›