ISKSH: Libreza të përkohshme për banorët e përmbytur
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, do të lejojë përdorimin e librezave të përkohshme shëndetësorëve për banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura në Shkodër.
Nisma specifike u bë publike nga Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana e cila vizitoi disa nga qendrat ku janë akomoduar banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura.
Duke sqaruar nismën, Hana tha se me anë të librezës së përkohshme banorët e evakuuar do të përfitojnë çdo shërbim dhe medikament mjeksor.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shkodër, drejtoresha e ISKSH-së, vizitoi fillimisht banorët e vendosur në shkollën industriale "Arben Boriçi".
Në ambientet e shkollës industriale janë vendosur, 230 banorë, për të cilët mjekët garantuan se po u ofrohen të gjitha shërbimet mjeksore.
Më pas, Hana qëndroi edhe në qendrën shëndetësore të Oblikës, e cila gjithëashtu ofron shërbim të pandërprerë.