Abuzimet me naften Brace Ja njerezit qe vidhnin

Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste, Erjon Brace ka sqaurar dhe njëherë akuzat e bëra një ditë më parë nga PS në lidhje me kontrabandën e naftës ‘virgin’. I ftuar në ‘Agon’ nga gazetarja Jonida Shehu ai ka shpjeguar se si është abuzuar me naftën.
“ARMO si pjesë e zinxhirit shtetëror të viteve 2008 kur ka ndodhur ngjarja në fjalë. Është fare e qartë. Kurse pjesën tjetër, natyrisht që do ta sqarojë prokuroria me hetimet e saj. Ajo që unë di është që të dyja kompanitë kanë qenë në administrimin e ministrisë së Ekonomisë. Të dyja kompanitë kanë qenë në drejtimin e këshillave drejtues të tyre dhe ku për hir të së vërtetës, po shkoj në pjesën e fundit të fjalisë, njëra nga zonjat Vokshi ka qenë kryetare apo drejtore e Këshillit Drejtues të Kompanisë ARMO shtetërore, ndërkohë që tjetra ka qenë anëtare e këshillit drejtues të kompanisë Albpetrol. Kjo kompani politike është pjesë e asaj xhiroje të madhe, që në vend ta dërgojë prodhimin e saj në kompaninë që tashmë nuk është më publike,është private, të përpunimit apo në vend që ta nxjerr... që është alternativa e dytë, ta nxjerr për eksport, e ka shëtitur naftën në tregun e brendshëm, si naftë bruto duke iu shmangur të gjitha detyrimeve të tjera fiskale”, tha deputeti Braçe.
Brace ka zbardhur gjithashtu dhe mënyrën se si socialistët do të përzgjedhin kandidatët e tyre për zgjedhjet e 8 majit. “Ne do mundohemi të materializojmë qartësisht mendimin e shqiptarëve për këtë cështje. Që do të thotë që po organizojmë sondazhe në të gjithë territorin e vendit. Në cdo bashki, qendër qarku dhe në cdo bashki tjetër të vogël dhe jemi në një proces që këto sondazhe po shkojnë drejt një konkludimi të qartë dhe ku njëra nga pyetjet është edhe kjo, që ka lidhje me korrupsionin. Sondazhi bazohet në një shortlist që është hartuar në të gjithë njësitë vendore të rëndësishme, qytetet e mëdha dhe pastaj qytete të rëndësishme për ne”, tha Brace.
Rovena Moçka